Eglein Laknori apo siç e njohin të gjithë si Egi i 2Xl-së, është nga ato personazhe që të sjellin dëshirën për të buzëqeshur.  Egit nuk i ndahet humori për asnjë çast; si në jetën e përditshme, ashtu edhe në atë artistike apo profesionale. Të martave, publiku e ndjek në televizon në “2XL” dhe ato që karakterizojnë batutat e Egit, janë improvizimet e momentit … Të takosh Egin, do të thotë të mos qëndrosh një sekondë pa qeshur. Takojeni edhe ju, në këtë intervistë!

 

Fabjola Kuburi:- Eglein apo Egi të thërrasin shoqëria?

Eglein Laknori:- Egi, përgjithësisht Egi.

– Atëherë edhe ne kështu do të drejtohemi. Egi më thuaj, e mban mend me çfarë je prezantuar për herë të parë në skenë?

– Po si nuk e mbaj mend, ka qenë në Tv Klan, në spektaklin “Klandestin” me personazhin e  priftit, 10 vjet më parë.

– Ndërkohë që je pjesë  e spektaklit të humorit  “Apartamenti 2XL” prej shumë kohësh, për të mos thënë që në fillimet e tij. Sa besnik i qëndron “2XL”-së?

-I qëndroj besnik për aq kohë sa i shërbejmë njëri-tjetrit. Deri tani kemi besnikëri.

-Në këtë sezon je ndier më i plotësuar apo edhe je lodhur më shumë?

Patjetër që jam ndierë më i plotësuar por edhe i lodhur vende-vende. Është një spektakël që kërkon përkushtim, kohë dhe shumë punë.

-Ju punoni pa skenar… E keni të vështirë të ambientoheni apo të kuptoheni me aktorët e tjerë në skenë?

Ka edhe kjo vështirësitë e veta, por eksperienca bën të vetën dhe marrëdhënia e mirë që kemi me njëri-tjetrin ndihmon shumë që të kapim në ajër situatën dhe të vazhdojmë të improvizojmë pa cënuar vijueshmëinë e spektaklit.

-Keni shtuar edhe numrin e femrave në shou… mendoni se kjo e bën atë më tërheqës për publikun?

Patjetër që po. Sa më shumë ngjyra aq më i madh dhe i bukur ylberi. Nuk mendoni edhe ju kështu??

 -Është e lodhshme të bësh humor?

Mua më vjen natyrshëm. Faleminderit Zotit për këtë.

-Çfarë duhet të ketë dikush që të jetë aktor i “2XL”?

-Talent dhe 2 dhoma e 1 kuzhinë.(Qesh)

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *