Është viti i katërt radhazi që merr pjesë në “Kënga Magjike” dhe këtë vit duket se ishte viti i saj. Anxhela Peristeri, është fituesja e këtij festivali për këtë edicion të vitit 2017, duke u kurorëzuar më këtë çmim nga kolegët e saj. E lumtur pa fund për çmimin e parë, ajo tregon në këtë intervistë edhe disa detaje për festat që po vijnë, ku do jetë natën e ndërrimit të viteve, turneun që e pret dhe shumë e shumë detaje të tjera…!

 

Fabjola Kuburi:- Anxhela, kemi hyrë në stinën e dimrit, të të ftohtit, të veshjeve të trasha, ushqimeve të ngrohta, festivaleve dhe meqë jemi te ky i fundit, ti sapo fitove çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike 2017” me këngën “E çmendur”… Ç’ndjesi të dha?

Anxhela Peristeri:- Kur u ktheva nga Greqia gjëja e parë që doja të bëja ishte të merrja pjesë në festivalin “Kënga Magjike”! E bëra. Nuk u futa në finale dhe kam qarë pa fund atë nateë. E kam dashur këtë festival që në fillim. Që para largimit tim kam qenë dy herë pjesëmarrëse. Sot që jam fituesja e këtij festivali dhe është viti i katërt rresht që marr pjesë nuk i përshkruaj dot emocionet e mia. Çmimi i marrë së fundi në Kënga Magjike ishte vërtet një surprizë e mrekullueshme që e bëri këtë vit të jetë i magjishëm për mua dhe mund të them se ishte dhurata më e bukur për të mbyllur vitin 2017. E vlerësoj shumë faktin që ky çmim m’u dhurua nga artistët të cilët votuan këngën dhe pikërisht kjo gjë e bën edhe më të veçantë atë, pasi të jesh e vlerësuar nga kolegët, është një privilegj. I falënderoj të gjithë, me gjithë zemër. Jam e “çmendur” pas mirënjohjes.

– Mirënjohëse dhe falendëruese…!

– Po, dua të falënderoj nga zemra për këtë produksion gjigand muzikor që na dhuroi Ardit Gjebrean, Kledi Bahitin i cili vuri gjithë talentin dhe kohën e tij të çmuar për të më dorëzuar një perlë. Olti Currin, nuk mund të ishte kjo këngë pa tekstin  e tij të mrekullueshëm. Nuk e imagjinoj dot ndryshe! Threedotsproduction që përveç profesionalizmit i falënderoj për mbështetjen shpirtërore. Joni Peçin, për performancën unike dhe që më bëri të ndihem mbretëreshë në skenë ! Fëmijet e korit të Liceut Artistik, i falënderoj pa masë për pjesëmarrjen. lorel_makeupartist, që më duart e tyre më bënë të ndihem më e bukura, Aldon Lipen për përkujdesjen ndaj performancës time, m’u duk  vetja si në Eurovizion kur pashë performancën e xhiruar në atë skenë madhështore! Dua të falënderoj publikun e dashur për duartrokitjet që nuk rreshten dhe gjithë të tjerët që më kanë shkruar, uruar dhe janë emocionuar me mua! Ju përulem të gjithëve!

– Çfarë vjen për Anxhelën pas këtij çmimi?

– Me qejf pak qetësi por nuk e besoj dhe shumë, sepse kam aktivitet të ngjeshur me koncertet si fundvit që është një turne në SHBA, aromë festash, aromë këngësh.

– Thonë që nuk i ke qejf intervistat, ndërsa unë mund të them që me mua ke qenë gjithmonë e gatshme sa herë të kam ftuar. Pse është krijuar kjo ide për ty?

– Nuk më pëlqen kur më bëhen pothuajse të njëjtat pyetje, pasi një personazh ka shumë për të thënë nëse i bëhen pyetjet e duhura.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *