E ka nisur si i ri rrugën e karates

për të vazhduar më tej në kickboks

e më pas edhe në biznes.

Nebi Ademi jeton në Zvicër, ka shkuar si një 14 vjeçar dhe vazhdon të jetë një figurë shembull dhe e suksesit për shqiptarët atje. Edhe pse ende në formë ai nuk dorëzohet, kariera e tij interesante është zhvilluar si në vendet europiane ashtu edhe në kontinentin aziatik, është përballur me kundërshtarë të huaj si kanadez, amerikan e rus ndërsa dëshiron t’i jap fund ringut me një meç në Prishtinë. Ai vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon se si ka rrjedhur një karierë bukur e suksesshme.

Gjithçka ka nisur si një 14 vjeçar, na thuaj pak si nisi kariera juaj si karateist?

Prej vitit 1993 jetoj në Bern të Zvicrës, erdha si 14 vjeçar dhe në vitin 1995 fillova me kontakte të shumta në karate derisa në vitin 1997 arrita të jem edhe kampion i Zvicrës.

Po më pas si vazhdoi kariera jote edhe pse ishe shumë i ri?

Më pas mora pjesë në kampionin europian dhe atë botërorë por për fat të keq nuk arrita të kem një titull europian apo botërorë, unë vazhdova në karate ku zhvillova 27 meçe dhe isha 85 kilogram.

Më pas në vitin 1997 ti ke pasur një kthesë nga karate vazhdove në kickboks?

Po në vitin 1997 hyra në Kickboks mbas dy meçe amater që i bëra me nokaut arrita në profesionalizëm, në kickboks bëra 43 meçe prej të cilave më shumë kam bërë në shtetet aziatike si në Tajlandë por edhe në Zvicër e gjithë Europën, në vitin 2005 mora titull në Zvicër në kategorinë e rëndë duke u ballafaquar me serbin Slavo Pologiç i cili ishte një kickbokser shumë i dalluar por në raundin e dytë e nokautova.

Në vitin 2005 ke fituar turneun më të madh në Zvicër?

Po në vitin 2005 unë fitova turneun më të madh në Zvicër që u mbajt në Shafausen K-1, të njejtën ditë tre meçe dhe tre nokaute, në vitin 2006 isha një kohë në Tajlandë ku edhe atje zhvillova disa meçe.

Më vonë pas dy viteve në 2007 u përballe me një rus dhe fitove titullin europian?

Po në Europë në vitin 2006 u bëra kampion pas përballjes me një rus që u dallonte shumë në kickboks dhe në vitin 2012 pastaj prap u bëra kampion europian.

Kariera juaj nuk mbaron me kaq, tin ë vitin 2015 përsëri aktivizohesh në këtë drejtim?

Po në vitin 2015 unë shkova në Tajlandë që të vazhdoj karierën time ku njoha një menaxher shumë të njohur dhe zhvillova dy meçe brenda javës kundër një kanadezi, fitova raundin e parë dhe pas një jave zhvillova luftën kundër një amerikani po për fat të keq humba në raundin e dytë ku edhe mora një lëndim të rëndë.

Jashtë sportit, ti meresh edhe me biznes?

Po jashtë sportit merem edhe me biznes, prej vitit 1998 kam hap firmën e gomave, mora liçencën e parë në kantonin e Bernit për mbledhjen e gomave të vjetra dhe reciklimin e tyre dhe vazhdoj të kem sukses në këtë drejtim.

Po nuk ndalesh me kaq sepse krahas biznesit me goma ti hap biznes tjetër në ndërtim dhe shitje e blerje?

Po në vitin 2007 kam hap biznesin tjetër imobilim, ndërtim, blerje dhe shitje dhe jam akoma me këto biznese.

Megjithatë sportin nuk e ke ndërprerë akoma, cilat janë planet në vazhdim?

Sportin nuk e kam ndërprerë akoma jam ende aktiv në ushtrime dhe mendoj që ka fundi i vitit të zhvilloj një meç të përfundimit të karierës në Prishtinë me një kundërshtarë të njohur, nuk më intereson fitorja apo humbja vetëm të qëndroj edhe njëherë në ring dhe t’i them lamtumirë se erdhi pleqëria (qesh).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *