– Përshëndetje Dr. Evi Dani!
Thuhet që seksi oral me partneren konsiderohet intimitet mbi intimitetin, megjithëse unë mendoj se mbetet diçka shumë personale për çdo individ.
Diku në një shkrim lexova që sipas një studimi shkencor në Britaninë e Madhe, seksi oral është një nga shkaqet e kancerit të laringut dhe shkaktare për këtë ishin disa baktere që ndodhen në vaginë.
Ajo çfarë doja të dija unë është se sa të besueshme mund të jenë këto studime? Ju falënderoj paraprakisht.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:- Seksi oral është një moment i veçantë eksitimi në marrëdhëniet në çift, është një dukuri e praktikuar para shumë vitesh tashmë dhe vazhdon të jetë e tillë edhe tani. Pra, është shumë e vjetër, por studimet nga Kisej në vitet ‘40 tregojnë që kjo dukuri realizohej nga 20% e çifteve, dukuri që vjen duke u rritur dhe duke u praktikuar gjithmonë e më shumë në kohët e sotshme. Në një studim të bërë në klinikën tonë, nga të pyeturit u vu re që djemtë që kryenin vizita në klinikën tonë, e kryenin seksin oral në 67 % të tyre. Më i shpeshtë ishte që femrat përdornin seksin oral (fellacio) te mashkulli. Në më pak në 36 % të rasteve, mashkulli kryente seks oral nëpërmjet gjuhës te femra (kunilingus). Është një dukuri e kryer nga çiftet, sigurisht, me pëlqimin e të dy palëve. Kjo i bën ata që të kenë një rritje në mënyrë maksimale në eksitimin seksual.
– Por, nuk përjashtohen rastet që disa çifte nuk e pëlqejnë fare këtë lloj praktike seksi, bile po t’u propozosh një veprim të tillë, kjo ua frenon eksitimin seksual. Siç del, ky është një numër më i pakët në krahasim me shumë vite më përpara. Në përgjithësi, seksi oral, konsiderohet seks i sigurtë. Për shembull, për çudi, HIV-i (SIDA) nuk ka një studim të qartë që mund të merret nëpërmjet këtij lloj seksi. Në qoftë se femra apo mashkulli nuk kanë infeksione të mukozës së gojës apo dëmtime të tjera, nuk kanë rrezik për transmetim. Por, mendohet që një lloj virusi tjetër që njihet si sëmundje seksualisht e transmetueshme dhe që është Human papiloma virus (HPV) që tashmë akuzohet si një nga shkaktarët e kancerit të qafës së mitrës, mund të shkaktojë edhe kancerin e laringut. Pra, vitet e fundit, studiuesit kanë vënë re që kemi njëfarë shtimi të këtij kanceri që si shkak përveç faktorëve të tjerë, mund të ketë edhe duhanin. Atëhere, logjika nxjerr këtë: Shtimi i rasteve të infektimit me këtë lloj virusi dhe përdorimi i shpeshtë i seksit oral, mund të nxjerrë si konkluzion që seksi oral mund të jetë shkak për këtë lloj kanceri.