E dielë

Ora 09.44: Ndodhem në Lalëz bashkë me familjen. Qetësi, relax, jod dhe cicërima zogjsh. Po më duket vetja si shoku Enver tek ajo komedia me Sillon.

Ora 12.00 : Mora vesh se këtu në Lalëz qënka dhe Iliri sot. Do ta kisha takuar nëse nuk do ishte dhe Mona me të. Apo të shkoj dhe t’i çoj një palë çizme për gallatë?

Ora 17.22: Kam dalë bregut të detit dhe po luaj me top me Zahon. Ka për t’u bërë i gjatë si unë, por nuk mendoj ta fut në basketboll dhe të ketë fatin tim.

Ora 21.10: Darkë me peshk nga më i miri. Kam ngrënë tre pjata me supë peshku deri tani. Unë ha supë kurse Linda bën shaka me mua duke më kujtuar të kem kujdes nga halat.

Ora 22.00: Jam duke ndjek Portokallinë pasi qënka i ftuar Lu. Gallatë e madhe, sidomos kur në fund Lu më zgjodhi mua si më të mirin. Rri si shit nashti Lulush, hahahah.

E hënë

Ora 07.00: Sapo nisem nga Lalëzi drejt zyrës. Jam kënaq si asnjëherë tjetër këtë fundjavë. Me shije kokëlopa që vjen çdo javë këtu. Për Ilirin e kam.

Ora 09.45: Më merr në telefon Balla dhe më thotë se çdo bëjmë me ata tetë deputetët hollandezë që do vijnë sot. Çoja Lulit i thashë meqë i thonë shpesh dhe hollandezi.

Ora 14.00: Gramozi më njofton se deputetët hollandezë kishin mbetur të pakënaqur dhe deklaruan se është akoma shpejt për hapje negociatash. “Unë do t’i sulmoj, më tha Ruci, po ti?”. “Dhe unë para teje”, i thashë. “Pas meje”, më tha. “Para teje”, i thashë. Luajtëm pak kungulleshka.

Ora 16.20: U nisa për në Lezhë në një takim për llogaridhënie. Alamet emri i kam gjet, hahah. Dhe kush, unë? Unë me dhënë llogari. që vetëm kërkoj?! Të shkoj të bëj pak gallatë me popullin.

Ora 17.44: Se ç’më doli një vesh llapush këtu në takim dhe më kërkon llogari për shëndetësinë falas që kam premtuar. Unë e premtova për në Tirone i thashë, jo për në Lezhë. Kaq deshën dhe ja plasën së qeshuri.

E martë

Ora 06.33: Jam ngrit shpejt dhe po pi kafe turke në ballkon. Nga këtu po shikoj rojen që fle gjumë për 8 palë qefe. Fli o vëllai fli se nuk më gjen gjë mua.

Ora 10.05: Ndodhem në zyrë gati për të ik në Laç. Nuk po di kujt t’i them që të organizojë takimin dhe mos na mbledhi shumë nga ata që kërkojnë llogari, pasi të fortët që kisha atje i kam fut në burg të gjithë.

Ora 13.06: Ka gallatë nëpër këto takime që organizoj. Ngrihet njoni në Laç dhe më kërkon tapinë. “Kam 6 vjet që nuk ma japin” -tha. E bona për një lek drejtorin e hipotekës që ishte aty. Po ke parë ti se filluan të kërkonin të gjithë hipotekat?

 

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *