Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më përdhunoi mësuesi i vajzës

Unë që po ju shkruaj, jam Elsa.

Pasi kam lexuar shumë prej historive që kanë shkruar lexuesit e gazetës suaj, vendosa që edhe unë të tregoj tragjedinë e jetës sime.

Thonë se Zoti të mbyll një derë, por të hap një dritare, por me sa duket, mua më ka lënë në harresë.

Advertisement

Sapo kisha mbaruar vitin e katërt të shkollës së mesme kur prindërit më thanë se një shoku i babit do të vinte të kërkonte dorën time për djalin e tij. Ata kërkuan aprovimin tim. Unë nuk kisha pasur ndonjë lidhje më parë që të them se kisha peng një dashuri dhe, duke parë faktin që prindërit më thoshin se isha në moshë tamam për t’u fejuar, pranova që ata të vinin në shtëpi, me një kusht, që unë më parë ta njihja Ermalin duke dalë disa herë me të. Në ato vite, sapo kishte filluar kthesa politike në vendin tonë dhe Eri merrej me një firmë ndërtimi. Takimi i parë më të më ndodhi në një lokal ku ishte pikërisht babi im, ai që më prezantoi. Eri ishte pak tullac dhe i shëndoshë. Në pamjen e parë, m’u duk shumë i madh dhe një gjë e tillë nuk më pëlqeu, por pas bisedës me të, ndryshova mendim. Ai kishte shumë humor, dinte të ishte i sjellshëm me mua dhe më kërkonte gjithmonë të falur kur mendonte se më vinte në pozitë të vështirë. Njeriu nuk njihet menjëherë, por nga aq muhabet sa bëmë, kuptova se shumë gjëra, ai i kishte pozitive. Kishim gati dy javë që dilnim dhe Eri dukej se kishte filluar të më donte shumë. Në një moment, ai më tha se gjërat duhet t’i bënim serioze, se nuk mund ta shtynim gjithë jetën kështu. Edhe unë qesha. Mendimi i tij më emociononte pa masë. Fola me babin dhe i thashë se isha dakord që prindërit e Erit të vinin në familje. Babi u gëzua dhe më puthi në ballë.

“Të jesh e sigurtë se ky është fati i duhur për ty”, më tha ai.

Ne ndenjëm vetëm dy muaj të fejuar, pasi Eri më donte aq shumë sa “nuk mundem të rri dot asnjë sekondë pa ty” më thoshte herë pas here dhe unë këtë e kuptoja. Ne të dy jetonim në qytetin e Tiranës, por edhe pse takoheshim përditë, ndjenim shumë mall. Vërtet nuk u njohëm me dashuri, por dashuria për njëri–tjetrin u rrit shumë shpejt. Bashkë me Erin, vendosëm të mos bënim dasmë, pasi në atë kohë vendi po kalonte një periudhë krize që ndikonte edhe në familjet tona dhe ato të ardhura që kishim, i përdorëm për të rregulluar dhomën tonë të gjumit. Ditët kalonin dhe unë ndjehesha femra më e lumtur në botë; dukej diçka përrallore. Nuk mund të themi se ishim shumë të pasur apo se bënim një jetë luksoze, por dashuria e Erit ndaj meje ishte në maksimumin e saj dhe një gjë e tillë më bënte aq e lumtur, sa nuk e ndjeja vështirësinë ekonomike. Ai, çdo mëngjes, më puthte në buzë, pastaj dilte. Edhe pse në shtëpi kishte njerëz, atij nuk i bënte përshtypje. Kur kthehej, ose do të më sillte çokollata, ose ndonjë trëndafil të këputur fshehurazi, në kopshtin e komshnjve. Kishin kaluar dy vjet nga martesa jonë dhe dita më e lumtur e këtyre dy viteve për ne ishte pikërisht kur unë i tregova Erit se isha dy muajshe shtatzënë. Ai nuk dinte si të ma shprehte dashurinë, më mori në krahë dhe më rrotullonte fort, pa ndalim, derisa e gjetëm veten të dy në krevat. E gjithë kjo lumturi më dukej përrallore, aq sa mendoja a do të zgjaste për gjithë jetën, por kot nuk thonë se çastet e lumtura zgjasin shumë pak…

Nuk e di pse, por një ditë, Eri sikur m’u duk ndryshe. Kur u ndamë, më puthi me gjithë forcën e dashurisë së tij për mua (ndoshta m’u duk mua ashtu). “Kujdesu për veten dhe për bebin”, tha ai. Unë qesha dhe i thashë: “Ç’janë këto këshilla kështu, sikur nuk do të vish më?”, por ai iku duke më buzëqeshur. Gjithë ditën e kisha trupin të mpirë, sikur nuk jetoja në këtë botë. Në një moment dëgjova sirenën e një ambulance pranë pallatit tonë dhe këmbët nuk po më mbanin më. Befas ra zilja e derës. Ashtu, me dorën që më dridhej, hapa derën dhe pashë shokun e ngushtë të Erit, i cili më kapi nga krahët dhe me lot në sy, më tha: “Bëhu e fortë! Eri pësoi një aksident në punë…”. Nuk mbaj më mend se çfarë më ndodhi, vetëm se, kur u zgjova, shtëpia ishte plot me njerëz dhe pashë nënën e Erit që vajtonte mbi trupin e tij. Atë ditë, më tepër isha e vdekur sesa e gjallë. Doktorët rrinin aty në gatishmëri, duke më mbajtur me gjilpëra. Në atë periudhë më mbante gjallë vetëm fakti që do të lindja një fëmijë të Erit; asgjë tjetër. Me vdekjen e Erit u shkatërrua gjithçka për mua. Fillova të jetoja vetëm me kujtimet e bukura që ai më kishte lënë. Mbas disa muajsh, linda një vajzë dhe emrin ia vura Erjola. Ajo ishte gëzimi i vetëm i jetës sime, por me rritjen e Erjolës, edhe hallet shtoheshin. Ajo kërkonte të dinte për të atin, shikonte fotografitë e tij dhe përlotej ashtu si unë. Vitet kalonin dhe unë jetoja në familjen e prindërve të mi, pasi nuk mund ta rrisja Erjolën e vetme. Prindërit më këshillonin të martohesha e të krijoja një familje të re. Shumë persona vinin të më kërkonin dorën për njerëzit e tyre më të afërt, që kishin kaluar fatkeqësi në jetë, por asnjëherë nuk pranova. Doja ta kaloja jetën e vetme, pasi Erin tim nuk mund ta zëvendësonte njeri. Vitet kaluan shumë shpejt dhe vajza shkoi në klasë të gjashtë. E çova në një kurs për pikturë, pasi i pëlqente shumë dhe mësuesi i pikturës ishte një burrë rreth të pesëdhjetave. Ai gjithmonë më orientonte për vajzën, për detyrat që ajo duhet të ndiqte në shtëpi, më këshillonte se me çfarë ngjyrash duhet të punonte më shumë. Ditët kalonin dhe ai nuk kishte ditë që të mos më mbante bashkë me Erjolën në klasë për të na këshilluar që vajza të ecte sa më mirë me pikturën. Një gjë e tillë i ra në sy edhe Erjolës, e cila një ditë më pyeti: “Pse na mban vetëm neve në klasë profesor Bashkimi?”. Ishte një pyetje e vështirë dhe as vetë nuk e kisha menduar një gjë të tillë. Përgjigjen e kësaj pyetjeje e mora një ditë teksa shkova të merrja vajzën, por ajo kishte ikur në shtëpi me mamanë time. Ndoshta kjo ishte edhe një lojë nga ana e nënës sime, që unë të rrija vetëm më profesorin e Erjolës. Trokita te dera dhe u habita kur derën ma hapi vetë Bashkimi. “Ku është vajza?”, pyeta e habitur. Ai më kapi nga krahët dhe më tha: “E mori nëna jote”. Më pas, vazhdoi duke më thënë: “Ky është një rast për të biseduar me ty”. E habitur, e pyeta se çfarë mund të bisedonim ne të dy përveçse për Erjolën. Ai qeshi dhe më tha: “Akoma nuk i ke kuptuar ndjenjat e mia ndaj teje?”. Një gjë e tillë më habiti. E kisha parë se ai më fliste shumë ngrohtë e ëmbël, por ne kishim një diferencë moshe gati 15 vjet e gjithashtu, unë e dija që ai ishte i martuar. I thashë se për mua nuk do të kishte më burrë tjetër, “më mjafton kujtimi i tij për ta përballuar jetën”, i thashë, por ai m’u afrua duke më thënë: “Mos u bëj budallaqe, unë e di se për çfarë ka nevojë një femër si ti”. Nuk po më mbanin më nervat dhe e gjuajta me pëllëmbë me gjithë fuqinë time. I thashë se më ngatërronte me ndonjë tjetër, por ai nuk pyeti më, e kyçi derën nga brenda dhe filloi të më prekte të gjithë trupin me duart e tij. Ishte e pamundur t’i shpëtoja; ai dukej sikur kishte fuqinë e një supermeni. Nuk gjej dot fjalët që ta përshkruaj atë skenë të pështirë. U ula në një karrige duke rregulluar rrobat që gati m’i kishte grisur nga dhunimi dhe filloja të qaja me dënesë. Më tepër mendoja për vajzën, se si munda ta lija në duart e tij. Ai, duke qeshur, vazhdonte të më fliste: “Nëse do t’ia tregosh dikujt këtë që ndodhi sot, do ta pësojë edhe vajza jote”. Dola nga ai vend me lot në sy, duke urryer çdo gjë të kësaj bote. Urreja Erin që më la në këtë botë të poshtër me një vajzë që nuk e di as unë se si do t’i shkojë fati. Urreja nënën që më sajonte skena që unë të lidhesha me një mashkull, urreja Bashkimin që me një grua në shtëpi, kërkonte aventura të reja. Ka kaluar një vit nga ajo skenë e tmerrshme dhe unë i jam përkushtuar totalisht vajzës time. Dua që ajo të jetë e para në mësime, që të çajë në jetë sepse nuk dua të ketë fatin tim të zi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t'a mbroni zemrën tuaj?

Next Post

Petro Xhori: I lumtur që njerëzit e pëlqejnë muzikën time!

Advertisement