Shumica prej shenjave të horoskopit do të dëshironin t’i kalonin pushimet në hotele luksoze, por në fakt, kush nuk do ta dëshironte diçka të tillë? Nga njëra anë, vetëm Akrepi do të kishte dëshirë të qëndronte në një tendë, por edhe ai e harron natyrën, sapo shfaqet në horizont një person i seksit tjetër që i intereson dhe për joshjen e të cilit nevojitet një dhomë hoteli.

Megjithatë, ajo që dëshirojmë ndryshon nga ajo që na e mban xhepi dhe që në fund zgjedhim të bëjnë, të cilat janë dy gjëra krejt të ndryshme. Për këtë arsye, edhe sivjet do të mbushen plot plazhet tona, nga veriu në jug. Mbase jeni përfaqësues tipikë të shenjës suaj, mbase, jo, por ajo që ka rëndësi është të shkoni me pushime, sepse ato nuk janë luks, por nevojë thelbësore.

 

Dashi

Si shenjë zjarri që është, Dashi ka energji, kështu që edhe gjatë pushimeve kërkon ta harxhojë këtë energji. Të lindurit në shenjën e Dashit preferojnë më shumë pushime në dhoma me krevate, sesa ato në tenda, me dyshekë, ndërkohë që pushimet e preferuara dhe ideale për ta do të ishin ato që do të përfshinin brenda edhe ndonjë sport ekstrem, ose fushë sporti afër hotelit kur qëndrojnë, ku mund të zhvillojnë të gjitha aktivitetet sportive që do të dëshironin.

 

Demi

Demave, si shenjë toke që janë, u pëlqejnë pushimet me familjen, ose me miqtë dhe sa më shumë, aq më mirë. Ata zgjedhin, nëse munden, pushime jo shumë larg vendbanimit të tyre dhe nuk u pëlqen spontaneiteti e pavendosmëria e një udhëtimi të paorganizuar. Pushimet ideale do të ishin ato në një resort gjigand, i cili, me strukturat e tij, mbulon nevojat për zbavitje të të gjithë familjes. Gjithashtu u pëlqen ushqimi i mirë dhe, nëse shkojnë në një vend ekzotik, ose të pazakontë për ta, nuk largohen prej andej pa provuar gatimet lokale.

 

Binjakët

Njerëzve me karakter të gjallë, siç janë ata të lindur në shenjën e Binjakëve, u pëlqejnë pushimet që do t’i sillnin në kontakt me sa më shumë të panjohur të jetë e mundur, në mënyrë që të zgjerojnë sa më shumë rrethin e tyre shoqëror. Megjithëse shpesh ngjajnë me adhurues të mjedisit urban, shpeshherë zgjedhin pushime ku përfshihen edhe shëtitjet në këmbë në breg të detit, pyll, apo mal. Binjakëve gjithashtu u pëlqejnë pushimet që përqendrohen në zhvillimin shpirtëror të njeriut, si vajtjet nëpër muze apo vende historike.

 

Gaforrja

Gaforrja është shenjë uji. Për këtë arsye, ajo preferon pushimet pranë detit dhe me diell. Gaforreve u pëlqejnë përkujdesjet e rehatia që u ofron një hotel i mirë dhe, në emër të kësaj rehatie, shpesh harrojnë detin e përfundojnë në pushime në qytet, me të gjitha përparësitë që u ofron një hotel me pesë yje, nëse ua mban xhepi. Nëse arrijnë të shkojnë edhe në det, kalojnë shumë kohë duke mbledhur gurë të vegjël dhe guacka në plazh, sepse përveç të tjerave, janë edhe romantikë.

 

Luani

Luanëve u pëlqejnë aventurat dhe do të bënin gjithçka për të parë koncertin e artistit të tyre të preferuar, edhe sikur të ishte në cepin tjetër të botës dhe kjo është një arsye e mirë për pushime, për ta. Por, përveç këtij pasioni, u pëlqejnë edhe banjot e diellit dhe ato të ujit, me kusht që t’u jepet mundësia të shijojnë edhe pamjen e seksit të kundërt. U pëlqen i nxehti, edhe në format e tij më ekstreme, siç është një shëtitje në shkretëtirë, ashtu siç u pëlqen edhe gjuetia, apo peshkimi, që zgjojnë brenda tyre natyrën prej mishngrënësi.

 

Virgjëresha

Virgjëreshat zgjedhin pushime të shkurtra, por të organizuara mirë dhe nuk janë të pakta herët kur nuk u interesojnë fare ato, me përjashtim të rasteve kur shoqërohen edhe me punë. Pushimet ideale shoqërohen me një lloj mësimi, apo trajnimi, bile edhe me aktivitete sportive. Preferojnë gjithmonë rehatinë e një hoteli luksoz, ndërkohë që shpesh veprojnë ndryshe nga shenjat e tjera dhe zgjedhin një destinacion ku bën freskët apo ftohtë në verë dhe anasjelltas.

 

Peshorja

Peshoreve u pëlqejnë edhe pushimet njëditore, bile edhe kur shoqëri u bën vetëm… qeni. Zgjedhin vende që kanë art dhe pamje panoramike për t’u parë, ndërkohë që ekskursionet ideale njëditore janë në një treg me gjëra antike, ose në një plazh me shumë kafe dhe restorante ku mund të zgjedhin atë që u pëlqen. Kërkojnë të njohin njerëz të rinj gjatë pushimeve, por nuk u pëlqen shumë të bëjnë not, apo ndonjë lloj tjetër fiskulture, megjithëse, për të parë një pamje të bukur panoramike, do të ishin të aftë të ngjisnin një mal të tërë. Peshoreve gjithashtu u pëlqejnë ekskursionet që përfshijnë edhe kurse trajnimi brenda tyre, si për shembull, thurja e shportave prej kashte, apo restaurimi i mobiljeve të vjetra.

 

Akrepi

Akrepët, që u përkasin shenjave të ujit, kjo gjë i shtyn të zgjedhin pushimet pranë detit, mbi një xhet-ski, një anije me vela, ose kanoe. Atyre, në kundërshtim me shumicën e shenjave, u pëlqejnë pushimet pranë natyrës e në tenda dhe i preferojnë këto më shumë se ato në hotele. Atyre u pëlqen të njohin njerëz të rinj gjatë pushimeve. Për këtë arsye, shpesh zgjedhin të nisen vetëm, ndërkohë që pushimet ideale përfshijnë udhëtimet me autobus, makinë, apo motor. U pëlqen kuzhina e mirë e ekzotike dhe nuk do ta humbisnin kurrë mundësinë të merrnin pjesë në shijimin e verës dhe të ndiqnin ndonjë kurs gdhendjeje në dru, qeramikë ose diçka të ngjashme që u del përpara.

 

Shigjetari

Shigjetarëve, si shenja zjarri, u pëlqejnë aktivitetet sportive që i sjellin në qejf. Sa më ekzotik dhe sfidues të jetë një propozim për pushime, aq më mirë do të jetë për ta, ndërkohë që u pëlqejnë shumë ngjitjet në mal, shëtitjet, kalërimi dhe sportet ujore. Megjithatë, pushimet ideale për Shigjetarin janë ato që bashkërendojnë detin me një qendër tregtare, me dyqanet dhe restorantet më të mira.

 

Bricjapi

Edhe Bricjapit nuk i pëlqejnë ekskursionet e largëta dhe preferojnë aktivitetet njëditore. Megjithatë, nëse do të vendosin të bëjnë pushime të gjata, preferojnë t’ia lënë kujdesin dhe mundësinë në dorë një hoteli të mirë, që do t’u ofrojë rehatinë, por edhe aktivitetet që do t’ia mbajnë interesin të gjallë. Ata janë edhe adhurues të gjërave të vjetra, të cilat kanë dëshirë t’i restaurojnë vetë dhe një treg i këtij lloji do të përbënte për ta një arsye për të zgjedhur një destinacion të caktuar.

 

Ujori

Pushimet ideale për një Ujor janë në një qytet të madh, ku do ta kalonin gjithë ditën brenda një muzeu, duke admiruar veprat e ekspozuara dhe netët në pabe dhe diskoteka duke kërcyer. Ata e duan muzikën dhe do të udhëtonin shumë kilometra për të dëgjuar artistin e tyre të preferuar. Edhe mali është një destinacion i pëlqyer për Ujorët, të cilëve u pëlqejnë shëtitjet në këmbë nëpër male, të mbledhin bimë të egra dhe të vëzhgojnë yjet nga maja e një mali.

 

Peshqit

Peshqit janë të lumtur kur udhëtojnë me anije, apo jaht. Me një fjalë, u pëlqen deti, qoftë ai i hapur, qoftë një lumë i rrëmbyer në mes të një pylli. Nuk do ta kishin problem të bënin kamping, nëse do të shfaqej nevoja, por nëse do të ishte në dorën e tyre, do të preferonin rehatinë e një hoteli. Në çdo rast, ushqimi i mirë është një nga prioritetet e tyre, ndërkohë që preferojnë situatat kur nuk janë të detyruar të shkëmbejnë shumë fjalë me njerëz të tjerë. Në fund, mund të themi se Peshqve u pëlqen spontaneiteti në pushime, si edhe udhëtimet njëditore me makinë, që bëhen pa ndonjë destinacion të caktuar, thjesht për të shijuar peisazhet gjatë rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *