Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Mesazhe, dedikime...
Serxho Gjyli, Mister Turizmi 2014: Pushoni në Shqipëri, jo nëpër botë!
Dy disfatat e jetës sime

Serxho Gjyli, Mister Turizmi 2014: Pushoni në Shqipëri, jo nëpër botë!

Besarta Luga: – Si fillim, kush është Mister Turizmi?

Serxho Gjyli: – Unë jam një 19 vjeçar nga qyteti i Shijakut, maturant në shkollën: “Benardina Qerraxhia”, në Durrës.
– Çfarë cilësish duhet të kesh për të fituar këtë titull?
– Përveç pamjes fizike që përfshin gjatësinë, tiparet etj., duhet edhe sjellja e mirë dhe komunikimi!
– Ti vjen nga eksperienca të tjera të ngjashme apo kjo ishte hera e parë që merrje pjesë në një event të këtij lloji?
– Jo, kjo është hera e parë…
– Në vendin tonë zhvillohen kaq shumë konkurse bukurie! Realisht, për çfarë ndihmojnë ato?
– Këto konkurse bukurie ndikojnë në nxitjen e të rinjve për t’u shkëputur nga kafenetë dhe për t’u marrë me aktivitete edukuese. Në këtë rast, Miss dhe Mister Turizmi është një aktivitet që i bën të rinjtë të ndjehen krenarë për traditat dhe kulturën e vendit tonë.
– Ç’lloj tjetër konkursesh do të ishin po kaq interesante?
– Konkurse të tjera të cilat do të kishin qëllime shfaqjen e vlerave të vendit tonë dhe të talenteve të reja në fusha te ndryshme.
– Ti, Serxho, ku e shikon të ardhmen tënde?
– Të ardhmen time e shikoj si një model ose si një fotomodel i ardhshëm, sepse më pëlqen shumë bota e modelingut!
– Cili është mentaliteti mbizotërues në qytetin tënd, sa i përket jetës kulturore artistike të qytetit, përfshi këtu edhe konkurset e bukurisë?
– Qyteti i Shijakut ka një mentalitet të mbyllur dhe fanatik në lidhje me këto aktivitete. Përveçse në qytetin tonë këto aktivitete nuk zhvillohen, të rinjtë janë të stepur për të marrë pjesë, kur ato zhvillohen në qytete të tjera. Unë jam shumë i lumtur që përfaqësoj qytetin tim dhe jam një shembull për ta.
– Çfarë do të doje të kishte më shumë, në Shijak?
– Aktivitete të këtij lloji dhe të rinjtë të ishin më të gatshëm për të marrë pjesë në to. Kjo, sepse nuk ka asnjë të keqe, përkundrazi, vetëm përfitime ke prej tyre.
– Interesat tuaja, përtej sfilatave e konkurseve të bukurisë?
– Në interesat e mi përfshihen studimet e larta dhe futbolli!
– I besoni paraqitjes, si një element i vlefshëm për ta njohur dikë?
– Deri diku, i besoj. Paraqitja fizike është kontakti i parë me një person dhe është shumë i rëndësishëm, por tjetrin duhet ta njohim për t’i besuar, sepse shpesh, pamja e jashme të gënjen.
– Çfarë pëlqen e dashura te ti?
– Aktualisht, nuk jam i lidhur, por në përgjithësi, vajzat vlerësojnë tek unë qetësinë… përveç pamjes së jashtme! (Buzëqesh)
– Po mënyra jote për të bërë për vete seksin e kundërt, cila është?
– Nuk përdor taktika të veçanta. Mënyra ime është natyrshmëria dhe sinqeriteti.
– Ti, mban titullin Mister Turizmi, por ne nuk e dimë se çfarë informacioni ke ti për turizmin në Shqipëri…
– Turizmi në Shqipëri është pak i zhvilluar, pasi nuk janë reklamuar siç duhet peizazhet e vendit tonë dhe traditat tona të larmishme. Me pak punë, turizmi do të zhvillohej edhe më shumë te ne.
– Konkretisht, çfarë duhet bërë, sipas teje?
– Si fillim, është i domosdoshëm kujdesi ndaj mjedisit dhe shpenzimet më të mëdha për ruajtjen e nxjerrjen në pah të peizazheve, traditave dhe kulturës së vendit. Të gjithë ne duhet t’ia dimë vlerën dhe të jemi krenarë për vendin tonë.
– Cili prej llojeve të turizmit mendon se është më interesant në Shqipëri?
– Turizmi kulturor. Kjo, sepse vendi ynë zotëron vlera të mëdha që lidhen me tradita shumë të pasura, si: Gatimet tradicionale, vallet dhe këngët popullore, veshjet tradicionale, etj.

Flasim tani për pushime…
– Të pëlqejnë më shumë pushimet në Shqipëri apo jashtë vendit?
– Zakonisht, më pëlqen t’i kaloj brenda vendit.
– Durrësi është një qytet me fluks të madh pushuesish në sezonin e verës…
– Nuk më shqëtëson numri i turistëve, sepse sa më shumë, aq më mirë për vendin, shqetësuese është mungesa e rregullit.
– E shikoni plazhin si një vend të përshtatshëm për të flirtuar?
– Pse jo?!
– Do ta bëje apo e ke bërë ndonjëherë rojen bregdetare në plazh, duke shpëtuar ndonjë?
– Rojen bregdetare nuk e kam bërë sepse s’më është dhënë mundësia, megjithëse do ta bëja me kënaqësi. Një herë kam shpëtuar jetë, por rastësisht…
– Do të dilje nudo në plazh?
– Jo!
– Ke bërë ndonjëherë plazh në shi, si në komedinë e njohur?
– Po, disa herë më ka qëlluar të bëj plazh në shi!
– Cili do të ishte për ty vendi i duhur për të bërë turizëm jashtë vendit dhe pse?
– Parisi, për kullën e mrekullueshme dhe Roma, për arkitekturën e saj.
– Të intrigon ndonjë prej mistereve botërore?
– Jo, asnjë.
– Po nga Shqipëria, me kaq sa ke udhëtuar, çfarë të ka lënë mbresa?
– Pogradeci, për bukuritë natyrore dhe për ushqimet tradicionale të mrekullueshme, ndër to, gatimet me peshk.
– Mesazhi që ke për të gjithë ata që kanë prerë biletat për të pushuar jashtë vendit?
– Mesazhi im është: Kaloni më shumë pushime brenda vendit, duajeni më shumë vendin tonë dhe ndjehuni krenar për të, sepse Shqipëria zotëron shumë pasuri…

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhe, dedikime...

Next Post

Dy disfatat e jetës sime

Advertisement