Kafja është pija më e zakonshme dhe më e përdorura në botë.
Po ndikimet e saj nuk janë ato që kishim menduar.
Rezultatet e një studimi përshkruajnë një sërë efektesh që ndikojnë në disa sisteme të rëndësishme të trupit, duke sugjeruar se zakoni i përditshëm i kafesë mund të ketë një gamë komplekse përfitimesh dhe rreziqesh për shëndetin tonë.
Studimi u krye me 47 persona të cilët e pëlqenin konsumin e rregullt të kafes. Atyre iu kërkua të hiqnin dorë nga zakoni për një muaj para se të fillonin të konsumonin përsëri katër gota me kafe çdo ditë për 30 ditët e ardhshme.
Dhe më pas u shtua sasia e kafesë së konsumuar në 8 filxhanë kafeje në ditë.
Gjatë gjithë kohës, studiuesit po merrnin mostrat e gjakut për të analizuar ndryshimet në biokiminë e trupit që vinin si rezultat i konsumit të ushqimit dhe pijeve.
Profili rezultues zbuloi se 115 metabolizma ishin ndikuar nga konsumi i kafesë. Gjithsej 82 prej këtyre kimikateve tashmë ishin të njohura dhe mund të përcaktoheshin në 33 rrugë metabolike, një numër i të cilave ishin marrëdhëniet krejtësisht të reja.
Pasojat e sakta të këtyre ndryshimeve nuk u eksploruan, por ajo që është e qartë është se me të vërtetë duhet t’i kushtojmë vëmendje.
Është mëse e qartë sipas studimeve se kafeja ndikon në organizëm dhe në shëndetin tonë por studiuesit tani po interesohen të gjejnë edhe më shumë informacione se si ta përdorin atë në të mirë të organizmit.
Për shembull, pirja e rreth tetë gotave me kafe në ditë ka një efekt të rrallë i cili shkakton një rënie në llojet e neurotransmetuesve të imituara nga kanabisi.
Me fjalë të tjera, kur kanabisi e rrit sistemin endocannabinoid në trupit tonë, diçka në kafe duket se i shtyn neurotransmetuesit e sistemit, duke i ulur ato.
Trupi ynë tenton të zvogëlojë prodhimin e tij të endokannabinoideve në momente stresi, kjo ka nxitur edhe studiuesit të gjejnë një lidhje midis kafes dhe stresit në organizmin e njeriut.
“Konsumi i rritur i kafesë gjatë periudhës dy mujore në një sasi të konsiderueshme mund të ketë krijuar stres të mjaftueshëm për të shkaktuar një ulje të metabolitëve në organizëm”, tha autori i studimit Cornelis.