Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

S’pranuan të vishnin jelekët e SHPËTIMIT se nuk realizonin dot “SELFIE” të bukura, mbyten dy influenceret e njohura!

Dy influencuese në Brazil e paguan shtrenjtë dashurinë e tyre për selfiet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dy influencuese janë mbytur pasi anija me të cilën po bënin shëtitje është fundosur.

Ato nuk patën mundësi të shpëtonin, pasi nuk kishin pranuar që të vishnin jelekët e shpëtimit, pasi nuk mund të tregonin ngjyrën e bukur që kishin marrë në trup nga rrezet e diellit.

Advertisement

Ngjarja tragjike ka ndodhur një muaj më parë me rezultatet e hetimeve të shpallura pak 24 orë më parë.

Sipas policisë, 37-vjeçarja Aline Tamara Moreira de Amorim dhe 27-vjeçarja Beatriz Tavares da Silva Faria u gjetën të mbytur pas rrënojave të varkës në të cilën ndodheshin në zonën “Qafa e Djallit”.

“Disa nga njerëzit në varkë nuk donin të vishnin jelek shpëtimi sepse po bënin selfie. Ata thanë gjithashtu se jelekët e shpëtimit fshehin nxirjen e tyre”, tha shefi i policisë në qytetin e Sao Vincente.

Sipas operatorit të varkës, tragjedia ka ndodhur kur një dallgë ka goditur varkën më 29 shtator teksa po kthehej në breg.

Sipas tij, në bordin e varkës ndodheshin gjashtë influencues dhe ai, ndërsa kapaciteti i varkës ishte për pesë persona./Mirror

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezia si art i mirfilltë dhe kultivues në krijmtarinë e Rudina Papajanit

Next Post

Kishte leje për xhirim tek Muzeu publik në Cetinje, mediat serbe dhe malazeze i shpallin luftë këngëtarit shqiptar David Dreshaj

Advertisement