Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…

BINJAKËT

1. Është i komunikueshëm dhe të bën të ndjehesh mirë që në momentin e parë të njohjes.
2. Me të do të kesh gjithmonë një temë të re për të diskutuar.
3. Ka mendje të mprehtë, i pëlqen të mësojë dhe, me të, do të mësosh gjithmonë diçka të re.
4. Mbetet gjithmonë fëmijë. Sado vite të kalojnë, gjithmonë do t’i shijojë momentet e veçanta, sikur t’i përjetonte për herë të parë!
5. Ka shumë miq dhe një rreth të gjerë shoqëror. Me të do të bësh shumë njohje të reja dhe do të admirosh aftësinë e të rënit në sy në mes të turmës!
6. Përshtatet me çdo situatë.
7. Është spontan dhe, me fjalët që thotë, mund të të çojë në qiellin e shtatë në çdo moment.
8. I adhuron udhëtimet dhe do të përjetojë vazhdimisht eksperienca të reja! Pranë tij/saj do të përjetosh çaste të paharruara.
9. Është poliedrik, çdo ditë do të mësosh një tipar të ri të karakterit të tij/saj dhe, për këtë arsye, nuk do të mërzitesh kurrë.
10. Në seks, ka fantazi dhe është kaq lojcak/e sa do të të eksitojë me ato që di!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *