FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy fitore kryeson tabelën dhe me gjasë të madhe do të ngjitet në ligën më të lartë pra në Bezirksliga të Gjermanisë. Secilën javë, FC Kosovën e përcjellin mbi 500 tifoz të flaktë të futbollit në München të Gjermanisë.
Me këtë rast kryesia e FC Kosovës ju drejtohet bashkëatdhetarëve në München dhe rrethinë që sa më shumë të vizitojnë ndeshjet futbollistike të këtij klubi me qëllim që të japin sa më shumë përkrahje gjatë lojës.
Kryesia e klubit gjithashtu ju bën thirrje bizneseve shqiptare që të bashkangjiten që ky klub të ngritet sa më lartë në Ligën Bavareze, ndërkohë që në fund të këtij mesazhi FC Kosova falenderon gjithë përkrahësit, tifozët dhe donatorët e klubit për përkrahjen e jashtëzakonshme.