Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Vajza ime

 

– Quhem Dea. Në ëndërr pashë sikur unë me një shoqe po pinim kafe dhe po diskutonim, nuk e di për çfarë. Po në atë moment, vajza ime u çua në këmbë dhe tha: “Mami, unë bëhem si ti, por nuk flas si ti”. Në ato momente unë u ula në gjunjë, e shtrëngova në bel dhe fillova të qaja aq shumë sa po më digjnin sytë. Pastaj pashë veten duke kaluar në disa dhoma me njerëz dhe unë ecja duke e mbajtur kokën poshtë.

– Një ëndërr e tillë tregon se ju keni disa rezerva në lidhje me tipin tuaj dhe te vajza e vogël shikoni cilësi dhe vese tuajat. Ndoshta thellë në nëndërgjegjen tuaj kjo gjë nuk ju pëlqen. Do t’ju pëlqente që vajza juaj të ishte shumë më e mirë se ju dhe të arrinte në jetë ato gjëra të cilat ju nuk i arritët dot. Pra, vajzën e shikoni si realizimin e ëndrrave tuaja në njëfarë mënyre, ama duhet të keni kujdes, sepse fëmijët duhet të lihen të lirë të zgjedhin çfarë duan të bëhen në jetë, nuk mund t’u imponosh diçka që e keni pëlqyer ju dhe që ndoshta vajza nuk e pëlqen. Ne prindërit mund t’i lëndojmë fëmijët pa e menduar. Këtë e them duke u nisur nga fundi i ëndrrës suaj, që qani dhe që ju djegin sytë. Ju e adhuroni vajzën tuaj, ama kini parasysh të mos ia zini frymën duke u treguar shumë posesive me të.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ish-i dashuri u nda

Next Post

Mjekët më kanë thënë të heq tiroiden

Advertisement