Vijim…!
24 prill 2010
Sot do te shkoja tek ajo gruaja në Marusi. Ndërsa bëhesha gati, po imagjinoja mbrëmjen. Ishte hera e parë që bëhesha surpriza e dikujt. Ç’do të më thoshte burri kur të më prezantonte e shoqja? Po shikoja veten time në pasqyrë. Po më pëlqente vetja. Edhe pse vitet kalonin, ato nuk më kishin lënë shenja. Pas pak, duhet te shkoja te parukierja. Kisha lënë takim. Isha në mëdyshje: T’i shkurtoja flokët apo jo? Kisha parë nje model të shkurter që më pëlqente shumë, por ngurroja. Kurrë nuk i kisha mbajtur flokët të shkurtra…
Dy orë te parukierja më bënë shumë mire. Ndjehesha ndryshe. Edhe hapin e madh e hodha. Per herë të parë në jetën time, i preva flokët e shkurtra. E shihja veten në pasqyrë dhe më pëlqente. “Ku kisha qenë më parë? Kisha humbur kot…”.
Me zonjën e kisha lënë që të shkoja atje në orët e natës, të rrija pak në festë e pastaj të shkoja më burrin e saj…
Për ditëlindje, ishin mbledhur shumë njerëz. Ajo kishte organizuar një tip koktejli me gjëra të mrekullueshme për të ngrënë. Kishte gjithçka, që nga mishi i pjekur, qoftet e sallamrat e deri te sushit japoneze.
Zonja më prezantoi me burrin dhe me disa njerëz të tjerë. I shoqi i saj ishte një burrë mbi të gjashtëdhjetat, i shkurtër, i dobët e me flokë të rëna. Flokët i kishte krehur anash për të mbuluar disi pjesën e rënë të flokëvë sipër kokës… Dukej që përdorte ato kremrat që kanë dalë tani për burrat, sepse nuk kishte asnjë thinjë. Nuk munda të flas gjatë me të sepse u afrua drejt nesh një burrë i gjatë e shumë i pashëm, të cilit burri i zonjës i kushtoi gjithë vëmendjen. Ai ishte deputet i Neo Demokracias që dilte shumë shpesh ne televizor…
Festa vazhdoi deri vonë. Unë ndenja deri në fund me zonjën që më prezantoi si shoqen e saj. Në fund, ranë të flinin edhe shërbëtorët, të cilët do të merreshin me shtëpinë nesër.
“Hajde ngjitemi sipër tani”, tha zonja duke me terhequr nga dora në katin e dytë të vilës ku, siç duket, kishin dhomat e gjumit. Hapi një derë dhe më drejtoi nga një dhomë e madhe, në mes të së ciles ndodhej një krevat dopio. Me sa duket, për shkak të njerëzve të shumtë që ishin mbledhur në festë, ajo e kishte anulluar idenë e daljes sime nga torta.
U zhvesha vetëm me të brendshmet dhe po prisja e qetë të vinte ai. Ndërkohë që po prisja, i hodha një sy dhomës. Ishte një dhome e rregulluar bukur, ku mbizotëronte ngjyra e kuqe e errët. Gjithçka kishte atë ngjyrë, edhe mobiljet, edhe shtresat e krevatit, edhe pikturat në mure…
Mbi komodinë ndodhej një libër. Ishte libri i fundit i Dan Braunit. Nga sirtari paksa i hapur i komodines dukej nje kuti me perzevativë. Hapa sirtarin dhe sytë më zunë edhe ca tableta blu. E dija se ç’ishin, i kisha parë edhe më parë kokrrat blu të Viagrës, veçse më kapte një frikë sa herë i shihja, sepse më kujtohej një klienti im njëherë, kur sapo kisha filluar punë, që, pasi kishte pirë kokrrën e famshme, desh më kishte ngelur përsipër, sepse e kishin zënë dhimbjet e forta të zemrës. M’u desh t’i telefonoja urgjencës që të shpëtonte… E mbylla sirtarin me shpresë që ky i tanishmi të mos vuante nga zemra…
U hap dera dhe ai hyri brenda. Dukej i lodhur. Nuk kishte më moshë ndoshta për të ndenjur nëpër festa deri në agim. Nga sytë e tij e kuptova se donte vetëm gjumë dhe çlodhje.
Më pa në sy e më buzëqeshi hidhur, duke nënqeshur. Nuk e mora vesh ç’donte të thoshte me atë nënqeshje. Megjithatë, pa i folur, u zhvesha dhe u shtriva në shtrat. Edhe ai u zhvesh dhe u shtri pranë meje. M’u afrua dhe më futi kokën në gjoks, por siç duket, u ndje aq mirë dhe aq rehat, sa e zuri gjumi aty, në gjoksin tim. E mbajta pak ashtu duke e parë me keqardhje. Surpriza kishte vajtur dëm…
Nuk dija ç’të bëja. Megjithatë, zonja më kishte paguar për tërë natën dhe unë duhet të rrija në shtrat me të. Mbase pas pak do të zgjohej dhe do të kishte qejf të bënte seks, ku i dihet. Ca burra kanë qejf ta bëjnë në mes të natës, kur partnerja fle, ca në mëngjes.
Pas pak u ngrita dhe dola nga dhoma për të vajtur në banjo. Në gjithë atë shtëpi të madhe, hajde të gjeje banjon. Kisha dalë ashtu, lakuriq, me mendimin se tani të gjithë flinin dhe shëtisja pa teklif nëpër shtëpi, sikur të ishte imja. Papritur, ndalova para derës pak të hapur të një dhome, nga vinte një dritë e mpakët dhe e butë. Ishte një dhomë gjumi dhe në shtratin e madh pashë zonjën, që ishte shtrirë dhe po rënkonte. Ishte e zhveshur dhe midis këmbëve të saj kishte futur kokën një djalë zeshkan dhe i fuqishëm. E kisha parë atë djalë edhe gjatë mbrëmjes, madje edhe kisha folur me të. Mbaj mend që folëm pak se menjëherë erdhi zonja dhe e mori me vete. Me sa duket, ishte frikesuar nga unë e ishte bërë xheloze… Nuk ishte i keq si mashkull, jo. Kishte shije zonja!
Ajo kishte mbyllur sytë nga kënaqësia dhe nuk shihte se ç’bëhej rrotull saj. Ajo skenë më pëlqeu dhe po vazhdoja të shihja, kur zonja hapi sytë dhe drejtoi vështrimin nga unë. Nuk bërtiti, nuk tha asnjë fjalë, por më ftoi të afrohesha. E kuptova se ç’donte prej meje. U afrova edhe unë aty dhe fillova t’i përkëdhelja lehtë thithkat, ndërkohë që po e puthja, duke ia futur gjuhën në gojë.
Rënkimet e saj u shtuan, dukej që po i pëlqente. Në momentin që po arrinte orgazmën ajo ia dha një klithme të lehtë dhe pastaj trupi iu çtendos e u lëshua në shtrat. Djali ngriti kohën andej nga e kishte futur dhe po më shihte mua, me habi, por edhe me dëshirë. M’u desh t’ia plotësoja dëshirën. Në fund të fundit, kjo ishte detyra ime, për të cilën isha paguar. Pastaj, më mirë me një djalë të ri, sesa me një burrë plak. U shtriva aty afër dhe ai filloi të bënte seks me mua, ndërsa zonja aty pranë po shihte me dëshirë. “Ik tani te plaku im më, se unë dua të fle me djalin”, më tha ajo duke qeshur…
U ngrita dhe vajta te plakushi. Ai po flinte i qetë si një qengj dhe kështu fjeti gjithë natën. Në mëngjes, unë u ngrita para tij dhe, pasi mora paratë nga zonja, dola. “Hej, thashë me vete rrugës, kush kishte ditëlindjen e kush e festoi!” dhe qeshja me vete në sedilje, ndërkohë që shoferi më shihte me habi dhe kureshtje për të marrë vesh shkakun e të qeshurës sime…
Vijon…!