Përshëndes mamin e Alkapon junorit qe e kam xhan dhe e perqafoj fort nga princesha e fjetur.

Përshëndes vllain tim Anin qe e kam shume xhan dhe e perqafoj fort. Të dua shumë vëllau jem dhe gjetsh një goce per lidhje sekrete qe dhe ti ta bosh qefin si gjithe burrat e tjere hahaha. Të uroj një fundjave te bukur Ani, nga pedagogia e sociologjise.

 

Për Jashar Demirin. Profesor, je unikal, çdo shkrimi yt vlen shumë. Për shembull, nëse e lexojnë 2000 lexues, ti fiton 2000 sevape te Zoti. Të admiroj. Arturi i Kafazit.

Gëzuar festat stafit të “Intervistës” dhe bashkëpunëtorëve. Shkurt, është gazeta më e dobishme në botë. Arturi i Kafazit.

 

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

– Dy të shtuna para, po çoja në postë një tufë zarfash me gazetat “Intervista” brenda. Te rruga hapa sytë majtas (nga ishte kahu i lëvizjes makinave), mirëpo Baam… rashë shakull në tokë. Një alamet mikrobuzi benz 095-A, ngjyrë e bardhë, kishte ecur mbrapsht. Ç’të them? Se akoma më rrjedh gjak nga koka? Apo se shejtan-budalla shoferi, donte të lahej duke më dhënë një shishe ujë? Apo të kisha vdekur më mirë, se nuk do mbushesha me helm, çdo të enjte parlamentare. Apo këtë, apo atë?! Të kërkoj fort, o Zot, që megjithëse kam gjithë ato plagë, dora e djathtë me të cilën shkruaj, shyqyr, punon. Dora që më siguron bukën e gojës. Dhe… qenka e vërtetë: Do ta mallkosh tjetrin? Thuaji “të ardhtë nga nuk e pandeh!”. Nejse, të uroj edhe ty, komshie Zana, që sadopak u kujdese për mua. Ishalla çuni të bie një vajzë të mirë në shtëpi. Amen.

– Këto ditë kishe 58 vjetorin, i dashur Arben Duka. Çudi, sa i ri, ti, shoku im i shkollës “Skënderbej” po edhe i penës. Me humor të uroj të mos shesësh mend, se luan më mirë se unë basketboll. Harroje! E di gjithë Shqipëria se është ndryshe. Me humor të uroj, që kur të bëjmë bashkëpromovime librash, fute edhe ti pak dorën në xhep për banketin. Pa humor dhe nga thellësia e zemrës të uroj për shprehjen tënde lapidare “Tani jemi në një moshë, për të parë, sa grurë dhe sa egjër kemi lënë nga pas”. Të uroj të bëhesh 158 vjeç Beni që për poezitë, lirinë, je në panteon. Pra, jo për bejtet! Të përqafoj fort, shoku im i shtrenjtë, Arben Duka!

– Në Vermosh, në pikën më veriore të Shqipërisë, unë pashë një klinikë lëvizëse mjekësore. Pra, jo një mjek, po një klinikë, me disa mjekë dhe në drejtim të tyre, shoku im i fëmijërisë, Dr. Agroni. Sigurisht që nominimi ishte “Sigal”. E thanë edhe njerëzit banorë të atyshëm falënderimin për Avni Ponarin. Në zemrën e tij lind gjithnjë diçka e re për t’u shërbyer njerëzve. Këtë e bën për njerëzillëkun më të thellë e jo për t’u ndjerë Çezar. Unë që të njoh, ata që të njohin, e dinë se humanizmi është karburanti që ndez motorët e sjelljes tënde; sot, nesër, përgjithnjë. Urime. Po shteti, a duhet të nxjerrë ndonjë përfundim për ato zona?

– I dashur Gjergj Jorganxhi! Ndofta, ngaqë në shkollën “Skenderbeg” më caktuan togën e Muzikes dhe më dhanë për vegël një trompë Si Bemol, ndofta nga Armstrongu i madh, ndofta nga Adon Miluka, për këtë vegël tunxhi, kam një dobësi, po kur shoh aty te formacioni yt i mrekullueshëm orkestral një tropojane që luan në trompë aq bukur, më vjen të plas që nuk e njoh. Një tropojane me një vegël aq fine dhe të fisme! Për nder, kënaqem. Quhet Meli më duket dhe ka një bukuri “bio”, pa sforcime. Të lutem, Gjergji, përcillja këtë urim kësaj vajze kaq të talentuar. Ajo është më e vogël se vajza ime e vogël, por talenti është talent. Pa le kur këndoni bashkë. Të lutem, përqafoje nga ana ime dhe, siç e sheh, të ndjek, në emisionin tënd, i dashur mik i vjetër! Urime!

– Çdo ditë jo, por… të paktën një herë në javë, të shoh edhe ty Marko Bello, miku im i vjetër i Rumanisë, andej nga liqeni. Sa vështirë e kam të ta shpjegoj se pikërisht unë (jo ti) ndihem më i fisnikëruar, kur shoh shokët apo miqtë e mi që atë shëtitjen kreative nga liqeni e bëjnë me gruan për krahu. Duhet të futem në thellësi të psikologjisë familjare për të shpjeguar, ose edhe në historinë e jetës time, por… nuk është vendi këtu për këtë. Por, ama, është vendi të them: qofsh familjarisht përherë i lumtur, miku im, Marko Bello. Urime! Mos iu ndaj liqenit, “ishullit” të oksigjenit!

– Kur të jetë botuar ky urim, atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do jetë ndezur. Dua  të uroj veten time së pari: Lus Zotin që në 2016-tën të kem përsëri pranë shpirtit tim një njeri kaq të mrekullueshëm si ti, Zhaneta. Nganjëherë pyes gati me idiotësi: Si u shfaqe ti kaq vonë në jetën time? Nejse. Nga ana tjetër, dëgjoj zërin e parandjenjës, që më thotë se 2016-ta do të të sjellë ty ngjarje të bukura. Është një nevojë e thellë e qenies tonë, të bëhemi krushq (krushka) dhe më pas, gjyshër… E kupton që urimi shkon indirekt për Anisen, që nuk e njoh, po është vajza e Zhanetës dhe kjo më mjafton. Lumturi të gjithëve, edhe punëtorëve të fabrikës. Të përqafoj fort Zhan, të uroj fisnike e vërtetë!

– Rexhep Uka, miku im! Të pashë në pemëtoren – shkallë, aty në Laknas. Ishte edhe K/Ministri. Ishte edhe shoku im si vëlla, Ilir Trebicka. Unë të uroj kaq shumë që jo vetëm ke kuptuar thelbin e jetës (që nuk është politika) po i shkon këtij thelbi deri në “thelb”. Bujqësia është jeta në kuptimin më “bio” të saj. Të uroj fort, ashtu siç kam uruar edhe Ndre Legisin, i dashur Rexhep.

– Në fillim nuk e dëgjova mirë. Po ti më përsërite, i dashur miku im, këngëtari dhe sportdashësi i njohur i “Partizanit”, Hysni Zela. Ti më the “Njeriu jeton aq sa lëviz”. E kuptoj fort mirë metaforën, që shkon në favor të lëvizjes. Dhe, për atë Zot, u kënaqa. Jetë, i dashur Hysni, jetë, që do të thotë, lëvizje, andej nga Liqeni ynë i dashur. Të përqafoj fort!

– Dashuria e pafund e këtij jo-shkodrani, që quhet Flamur Bërdëllima, për Shkodrën dhe shkodranët, është e certifikuar me dhjetëra herë. Shikoni librat e mi: Nuk ka asnjë pa të paktën 2 shkodranë brenda. Të shumta janë ata edhe tek “Urimet”. Vizitat e mia i kalojnë numrin 12 në vit, në Shkodër. Kam uruar plot prej tyre. Dhe ja tani, ky shkon për shokët e mi (oh, sa të vjetër!) Osman Mula (Mjeshtër i Madh) dhe Ilir Buçpapaj, për dokumentarin për një nga figurat bazë të artit shkodran, siç është Paulin Shtjefni, vëllait të kolegut tim Tonin Shtefni. Ju uroj nga zemra, ju që edhe më parë e keni “parë” penën time uruese, sepse bëni punë shumë të mirë. Ju përqafoj fort, Osman, Ilir dhe gëzuar 2016. Ti Osman, të fala dobësisë sime, Evisit, për të cilën më flet aq shumë edhe R. Gjylbegu. Urime pra.

– Gjëja më magjike, më “bio” që pashë aty te resorti i mikut tim Rexhep Uka, ishte pa dyshim një studente praktikante nga Kuçova. Quhej Sidorela. Një Zot e di se përse e kishte gjithë atë inteligjencë. Fjalitë e mia, janë nga më të vështirat si sintaksë, po Sidorela i kapte me të parën, si një lojtare yll bejzbolli. Vallahi, më kënaqe. Ishte aty Volteri, ishte aty krahasimi i tij për tokën dhe poezinë, por… Ishe edhe ti Sidorela, si esenca dhe magjia e kësaj bote që quhet femër. Epo, ja që nuk paska vetëm në ato rrugët plot pluhur të Bllokut, vajza kinge. Ejani në Laknas, të bindeni. Urime Sidorela, marrsh një djalë që të dojë gjithë jetën! Urime edhe ti Rexhep!

– Është e vërtetë që për ty kam aq ngarkesa në shpirt, sa mund të shkruaj në çdo ditë të vitit, i dashur Rexhep Tabaku, por gjithsesi, afrimi i vitit të ri është një arsye më shumë për të të thënë: “Gëzuar nga zemra, miku im i mrekullueshëm. Lumturi në familje. Puthe fort “Rexhepin e vogël”. Besoj 2016-ta do të të sjellë edhe ndonjë mbesë apo nip tjetër. Të përqafoj fort!

– E dashur Parashqevi dhe ti miku im, Sotir Rrapo! Më ftoi një ditë në pemëtoren e tij R. Uka. Unë gjatë bisedës sigurisht që e pyeta për ju. Është rasti i Vitit të Ri, jo vetëm t’ju uroj nga zemra, po të përsëris atë që e kam thënë edhe më parë: Në mënyrën më njerëzore të mundshme, ju dua fort për fisnikërinë që keni. Një vit i mbarë familjar 2016-a. Ju përqafoj fort!

– Kam filluar të mos nxitohem për t’i mbyllur shpejt këto “Urimet” e bukura, se… ja, është e diel 13/12/2015. Shoku im fisnik (dikur, shefi im) Kastriot Muço, që në 6 të mëngjesit më tregon ca foto që ka bërë aty buzë liqenit dhe që janë aq të bukura. Dielli i dhjetorit sapo ka prekur syprinën e liqenit dhe të jepet mundësia të kapësh çaste të mrekullueshme. Sepse më kujtohet pakëz poezia “Mesditë” e D. Agollit dhe penelatat e piktorit, që nxiton mos bjerë muzgu. Dhe te kjo fjalë kapem: “I dashur Kaçi! Mos paç kurrë muzg në jetën tënde, që është aq praktike, po ja që nuk rron dot pa poezinë e natyrës”. Si unë, si ai tjetri, tjetri me ty. Ok sa vinë atje që fotografojnë me telefon! I uroj që një ditë të bëhen bashkë për një ekspozitë. Do të qe gjeniale! Gjithsesi, të përqafoj fort, K. Muça. Gëzuar familjarisht 2016-tën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *