Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I është ngritur shumë sheqeri…

– Përshëndetje, Dr. Dashamiri!

Gjyshit tim ka një vit që i është shfaqur diabeti.

Në fillim nuk kishte shumë probleme, por ka një javë që i është ngritur sheqeri, nga 7-8, i ka shkuar 10-14.

Advertisement

Për shkak të kësaj, i ka humbur oreksi, ndihet shumë i lodhur dhe i pafuqishëm. Tani i përdor ilaçet tri herë në ditë, se në fillim i përdorte vetëm dy herë. Glukoza i ka dalë e rritur, të tjerat i kanë dalë mirë, por përsëri ndihet shumë i plogësht. Presim një përgigje nga ju: Si duhet trajtuar ky rast, a ka ndonjë dietë të veçantë për të? Jemi në pritje të përgjigjes suaj. Faleminderit.

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekësore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- falënderoj sinqerisht për pyetjen tuaj interesante dhe relativisht, shumë të pasur me informacion mjekësor. Kur themi “gjysh” besoj është e kuptueshme se i përket moshës së tretë dhe pritshmëria është shumë e madhe që në këtë moshë të kemi prekje nga diabeti, sidomos kur individi mbart me vete edhe disa faktorë rreziku për shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Faktorët e rrezikut janë zakonisht gjenetikë, që do të thotë se të afërm të tij kanë vuajtur apo janë të sëmurë me diabet, por mund të jenë dhe faktorë fenotipike apo të fituara dhe të induktuara nga mjedisi, ku më kryesorja është mbipesha, jeta pa aktivitet fizik, streset e shumta, sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese si hipertensioni, çrregullimi i yndyrnave etj. Shifrat që ju referoni më lart kanë të bëjnë me vlerat e glukozës në gjak, por me sa duket, aparati glukometrik që ju i masni, nuk i tregon në variantin klasik që kemi rëndom në Shqipëri, në variantin mg/dl siç themi për shembull, e ka vlerën e sheqerit 100, 250, 380 mg/dl etj. Shifrat e mësipërme që ju referoni, për të mos konfonduar lexuesin, duhet t’i shumëzoni me 18, për të nxjerrë vlerën reale në standardin tonë, që sapo ju sqarova më lart.

– Fakti që ilaçet i përdor dy apo tre herë nuk ka të bëjë fare me faktin se sa rezultat do të kenë këto barna. Rezultati ka të bëjë konkretisht me përcaktimin e saktë të skemës së mjekimit, e cila mund të jetë me një marrje, dy marrje, tre marrje apo me shumë marrje gjatë ditës. Me të dhënat që kam përpara, mendoj që sëmundja nuk është dominuar siç duhet; do të thotë që edhe pse i përdor këto barna, efektin nuk e kemi arritur atje ku kërkohet, ndaj mbetet për t’u rivlerësuar jo vetëm gjendja e momentit, por mbi të gjitha, mjekimi i tij. Konkluzionin që gjyshi nuk është me tregues të mirë mjekësorë të shëndetit nuk e nxjerrin vetëm analizat që ju më tregoni, por edhe gjendja e përgjithshme dhe sidomos, ankesat e tij.  Dobësia, të ndjerit i pafuqishëm etj. evokojnë dhe mbështesin argumentin e mësipërm. Përsa i përket dietës, a ka një dietë specifike të veçantë për gjyshin tuaj! Dieta e diabetit në tërësi është specifike, që do të thotë se diabetikët, në regjimin e tyre të përditshëm ushqimor, duhet t’u nënshtrohen disa rregullave strikte, ndaj në këtë drejtim nuk bën përjashtim edhe rasti juaj, por ai që do të nënvizoja më shumë është fakti dhe koncepti i fundit në diabetologji, se trajtimi i diabetit është kompleks, që nënkupton jo vetëm dietë, por edhe aktivitet fizik, edhe barnat, por mbi të gjitha, edhe edukacionin rreth sëmundjes. Të gjitha sa më sipër mund të hartohen nga ekipi mjekësor që përzgjidhet për të mjekuar gjyshin tuaj dhe në varësi të shumë kushteve fizike e shoqërore që paraqet rasti. Një element i rëndësishëm që vlen për sqarim është fakti interesant se gjyshi nuk paraqet çrregullime të tjera në analizat e kryera e nuk ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Duke përfunduar, ju them të mos e merrni me shumë stres situatën, por të trajtoheni sa më parë te një specialist, për të kryer veprimet dhe hapat e mëtejshëm. Ju pres të më shkruani sërish. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ka hyrë në zemër një i panjohur

Next Post

I dashuri shqiptar do të më bëjë kubiste!

Advertisement