Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Këshilla të shkëlqyera për të qenë eksperte në shtrat


Të gjitha gratë dëshirojnë të jenë partnere të mira në shtrat dhe si të tilla, të mbeten në kujtesën e meshkujve. Nëse mendon të bëhesh edhe ti perëndeshë e seksit, duhet të ndjekësh këto këshilla që i japin seksologët tanë. Je gati për të filluar?

Lojërat e mëngjesit

Advertisement

Mjeshtret e kënaqësisë e mbjellin farën e dëshirës sapo zgjohen, që ajo të ketë mundësinë të rritet gjatë gjithë ditës. Nëse synon të përjetosh një natë të mrekullueshme, nuk do të ishte ide e keqe të filloje me lojërat paraprake që herët në mëngjes. Mbaj mend këto truke për të shtuar epshin e tij: Vendos ndonjë shënim me fjalë seksi në fshirësen e xhamave të makinës së tij ose puthe me pasion dhe sensualitet pikërisht para se të shkojë në punë. Që edhe ti të jesh e ndezur gjatë ditës, përfito nga momentet e çlodhjes për të sjellë ndërmend ndonjë kujtim seksi dhe kënaqësie ose duke përjetuar nga ndonjë fantazi. Do të kthehesh në shtëpi me bateri të karikuara!

Frymëzim erotik në çdo vend

E zëmë se je duke provuar një palë këpucë me taka të larta para se të shkosh në një takim dhe sheh se me to dukesh shumë seksi. Kujto këtë ndjesi dhe kur të shtrihesh në shtrat, mbaji këpucët me taka veshur. Ose, nëse papritur vë re se qilimi i të dashurit tënd është shumë i butë, propozoji që ta provoni së bashku. Kështu, gjatë ditës përgatitu për t’i mbajtur gjithmonë zgjuar shqisat e tua: Shijo aromat dhe shijet e ndryshme, vër re ndryshimet e lëkurës tënde, ritmet sensuale…

Burrat në provë

Burrat kanë tendencën të bëjnë një seks rutinë, sepse përqendrohen në arritjen e orgazmës së tyre. Kjo do të thotë se ata përsërisin të njëjtat lëvizje që tashmë i kanë provuar dhe stërprovuar e me të cilat e dinë se do ta arrijnë qëllimin. Megjithatë, ata kënaqen shumë nëse u propozon diçka të re. Në fund të fundit, kjo është merita e partnerëve më të zotë seksualë. Mendo se si mund të variosh pozicionet që i pëlqejnë atij. Për shembull: Nëse të dashurit tënd i pëlqen pozicioni nga pas, me siguri do të kënaqet edhe me pozicionin: Ti sipër atij me fytyrë nga këmbët, sepse këndi i penetrimit është shumë i ngjashëm.

Aperitivë të nxehtë

Mund të inskenoni seksin edhe gjatë lojërave paraprake. Për shembull, thith ritmikisht gishtat e tij ose ai të lëvizë dorën e tij lart e poshtë mes dy gjinjve të tu. Inskenimi i penetrimit shton eksitimin e tij, sepse e bën të ndjejë që penetrimi është afër.

Shkeli frenat… dy herë!

Sa më të vështirë ta kesh për të arritur diçka, aq më shumë e dëshiron, apo jo? Nëse zbatojmë këtë koncept për seksin, do të provojmë se tensioni fizik dhe eksitimi emocional rriten kur shtyhet përfundimi. Për shembull, mund të përkëdhelësh penisin, të ndalesh dhe të fërkosh me gishta gjoksin e tij. Më pas, bëj të njëjtën gjë dhe mbylle me një seks oral. Ngadalësimi i ritmeve e bën më të fuqishme orgazmën e tij më të fuqishme. “Frenat” mund t’i shkelësh edhe gjatë penetrimit.

Lëvizja përfundimtare

Bëj një lëvizje të vogël, por bindëse në momentin e klimaksit, për të përforcuar eksperiencën. Kur të jesh sipër tij, shtrëngoja kofshët, puthe me pasion ose nëse është në pozicionin e misionerit (ai sipër teje), lakoji shpatullat në mënyrë që gjoksi yt të jetë para fytyrës së tij.

Shenja pasioni

Nëse ndonjëherë të pëlqen një seks i shpejtë dhe një herë tjetër një takim i gjatë dhe sensual, thuaja të dashurit tënd. Kur meshkujt janë të eksituar, rritet aftësia e tyre për të interpretuar shenjat fizike. Në këtë mënyrë, pickoje lehtë në të pasmet për të filluar një seancë seksi të egër, ose përshkoji kurrizin me gishta për të filluar një seks më të ngadalshëm.

Lëvizjet më të pëlqyera

Ekspertët në erotizëm kanë grumbulluar një arsenal pozicionesh origjinale. Këtu kemi dy nga truket më të mira për t’i imituar: Propozoji të bëni dashuri në këmbë, nga fillimi në fund. Për shembull, në vend që të bëni seks në pozicionin: gruaja sipër, kërkoji që ai të shtrihet në kurriz me të ndenjurat në cep të shtratit, ndërsa ti qëndron në këmbë e ngjitur sipër tij. Në këtë mënyrë, do të stimuloni pika të ndryshme të organeve tuaja seksuale dhe do të eksperimentoni ndjesi të pabesueshme.

Doza të dyfishta kënaqësie

Partneret e mira e dinë se po të prekësh disa zona erogjene të trupit të partnerit në të njëjtën kohë shtohet eksitimi i tij. Nëse ai është sipër teje, përkëdheli flokët me një dorë dhe me tjetrën të pasmet, ose nëse ti je sipër tij, luaj me thithkat e tij në kohën që afrohesh dhe e puth në qafë.

Lodra seksuale surprizë

Për të qenë një partnere e mirë, objektet e jetës së përditshme ktheji në aksesorë seksualë. Faktori surprizë i shton emocionin situatës dhe kjo tregon se imagjinata seksuale nuk të mungon.

Përdor lubrifikuesit

Shumë femra nuk përdorin lubrifikues sepse mendojnë se u mjafton eksitimi i tyre, kur lubrifikuesit artificialë mund të fuqizojnë ndjesitë, sado e eksituar të jesh. Hidh pak në pjesën e brendshme të kofshëve dhe kërkoji që të vendosë penisin e tij midis këmbëve të tua  para se të të penetrojë.

Nuk janë të gjithë meshkujt njëlloj

Lajm i orëve të fundit: Jo të gjithë meshkujve u pëlqen të dëgjojnë fjalë të pista në shtrat. Të gjithë duan të dëgjojnë se janë partnerë të mrekullueshëm, kjo po, por diçka që njërin e eksiton, tjetrit mund të mos i pëlqejë. Perëndeshat e seksit duhet të dinë të interpretojnë gjuhën e trupit të partnerit të tyre gjatë lojërave paraprake për të zbuluar se çfarë fjalësh shtojnë vetëvlerësimin e partnerit. Nëse ai puth me delikatesë, me siguri preferon shprehje sensuale si: “Më pëlqen se si më prek” dhe nëse është pak më i prerë, ka mundësi t’i pëlqejnë fraza më të drejtpërdrejta.

Surpriza të papritura

Sa më shumë surpriza t’i bësh partnerit, aq më i eksituar do të jetë ai. Mbretëreshave të pasionit u shkrepin mijëra ide krijuese dhe një nga burimet e frymëzimit janë vetë trupat e tyre. Ka lëvizje shumë seksi për të cilat nuk është e nevojshme të jesh akrobate, si për shembull, të përkëdhelësh testikujt e tij me flokët e tu ose të shtrëngosh thembrat e tua pas kofshëve të tij, ndërkohë që bëni dashuri.

Në një vend gjysëmpublik

Pse nuk e josh të dashurin në një vend gjysëmpublik? Një ide: Lëri perdet pak hapur. Në situata të rrezikshme trupi sekreton më shumë testosterone dhe në tru aktivizohen neurotransmetues që e eksitojnë shumë.

Trup me trup

Mundohuni të prekni sa më shumë pjesë të lëkurës së njëri-tjetrit kur bëni dashuri, për të krijuar ndjesinë që po shkriheni me njëri-tjetrin. Duke bërë këtë, do t’i transmetoni nxehtësinë trupore dhe do të shtoni intimitetin. Për këtë, janë më të përshtatshme këto pozicione: Ai i misionerit, nga pas dhe në këmbë.

Forco muskujt e Kegelit

Një nga truket më efektive në seks është i padukshëm. Ekspertet e erotizmit e njohin, e praktikojnë dhe e përsosin. Në çdo moment të seksit shtrëngo penisin e tij me muskujt e tu vaginalë (ata me të cilët mban urinën). Këto lëvizje do të sigurojnë fërkim dhe presion më të madh.

Pa e hequr shikimin

Femrat me eksperiencë e dinë që meshkujve u pëlqen t’i shohin në sy, ndërkohë që u japin kënaqësi (herën tjetër vërtetoje vetë, me siguri ai do të jetë duke të të vëzhguar). Ky gjest fuqizon intimitetin dhe duket shumë eksitues.

Ripërsërit lojërat

Momentet pas marrëdhënieve seksuale janë kyç për të qenë në lartësinë e duhur. Më parë kujto momentet më të bukura që keni kaluar bashkë, sepse kënaqësia e rikujtuar duket sikur zgjat më shumë. Pasi të kalojnë disa minuta, shihe në sy dhe thuaji: “Ishte me të vërtetë e shkëlqyer”.

Shenja që tregojnë se ai do të jetë i mirë në shtrat

1. Është ambicioz: Në punë, në sport, në studime. Në këtë rast, ai do të dëshirojë gjithashtu të jetë më i miri në shtrat dhe të të falë shumë kënaqësi.

2. I pëlqen aventura: Kërkuesit e emocioneve të forta do të dinë ta bëjnë seksin më intrigues dhe më pikant.

2. Të çon në një ekspozitë me skulptura akulli: Nëse i pëlqejnë aktivitetet krijuese në përgjithësi, do të jetë më i prirur të sugjerojë gjëra të reja edhe shtrat.

3. I pëlqen ta lëvizë trupin: Kërcen mirë? Ka mundësi që të jetë tip i shpenguar dhe të ndihet mirë me trupin e tij. Këto janë shumë të dobishme në seks.

4. Shkon në palestër: Sportistët kanë një fluks më të madh gjaku në zonën e organeve gjenitale, kanë impulse seksuale shumë të forta dhe ereksione më të forta.

5. Të sheh në sy: Nëse të dëgjon me të vërtetë dhe të bën pyetje, me siguri do të përfshihet realisht në atë që bën dhe do të përpiqet të të kënaqë sa më shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njeriu që mundi vdekjen

Next Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (34)

Advertisement