Vijim…!

– Po për vajzën, i ke thënë?

– Po, i kam thënë dhe ai nuk e ka problem. Të thashë zemër që më do si i çmendur, por e keqja është se edhe unë e dua shumë. Sa e pashë, seç më ngacmoi në zemër. U afruam si padashur me njeri-tjetrin dhe filluam të bisedojmë. Ndenjëm bashkë gjatë gjithë drekës e derisa ikëm… Po të duash, te prezantoj edhe ty me të. Takohemi para pune? I them që punojmë bashkë…

– Dakord, – i thashë me kënaqësi. – Kam qejf ta njoh edhe unë Princin tënd… Po pse më the që “e keqja është se edhe unë e dua shumë?” Ku është e keqja këtu?

– Eshte keq, sepse ta kam thënë më duket që në një lidhje asnjëherë të dyja palët nuk duhet ta duan shumë njera-tjetrën. Kurrë nuk funksionon një lidhje e tillë. Është e destinuar te shkatërrohet nga xhelozia dhe stresi.

– E ke gabim! – i thashë.

– Jo, jo, – nguli kembë ajo. – Kam njohur raste te tilla, që edhe pse e donin shume njeri-tjetrin, ziheshin përdite dhe më ne fund, u ndanë. Pas ndarjes, vuanin që të dy. Idealja është që njëri ta dojë shumë e tjetri jo. Kjo është lidhja perfekte, lidhja që zgjat…

– Nuk ma mbush dot mendjen me këto filozofimet e tua, – i thashë duke qeshur, – por më lër të bëhem gati që të vij te ti…

Pasdite u takuam. Nadja ishte më e bukur se kurrë. Rrezatonte si nje diell i vogël. Dukej që ishte e lumtur. Erdhën të dy përballë meje te zene dorëpërdore si adoleshentë të sapodashuruar. I dashuri i saj ishte ndryshe nga ç’e përfytyrova. Ngaqë merrej me gurin, e kisha parashikuar si një trupmadh muskuloz me duar e shpatulla të mëdha. Jo, ai ishte i gjate, por i imët në trup dhe në fytyrë. Kishte një buzeqeshje feminore, qe ia vinte ne dukje buzet e kuqe qe, në fakt, i kishte shumë te bukura. “Ndofta ato buzë e kishin terhequr Nadjan”, mendova. Dukej që Nadjan e donte shumë. Gjatë gjithë kohës që ndenjëm në kafe, nuk ia hiqte sytë dhe, ose ia mbante dorën shtrënguar në dorën e tij, ose i perkedhelte krahun. “Ishallah u vazhdon gjatë kjo dashuri!”, urova dhe më shkoi mendja te vetja ime: Do të provoja edhe unë ndoshta një dashuri të tillë?!

22 prill 2010

Kisha punuar deri vonë atë natë dhe në mëngjes, nuk më hapeshin sytë nga gjumi. Ah, ai gjumi i mëngjesit, kush nuk e do të shkretin, po jo të gjithë kanë luksin ta shijojnë. Ca duhet të shkojnë në punë, ca duhet të përcjellin kalamajtë në shkollë. Nejse, po flija pasi kisha përcjellë djalin për në shkollë, kur dëgjova zilen e celularit tim që nuk pushonte së rëni. Kush e di e sata herë ishte që binte, se e kam gjumin të rëndë. E hapa dhe në veshë më erdhi zëri i njohur i Eftalisë.

– Te zgjova kukla mu? – me tha ajo duke u perkedhelur.

– Po! – i thashe. – Ç’ka ndodhur?

– Asgje, pata nje telefonatë qe heret ne mengjes sot. I provova gjithe numrat e vajzave, por vetem ti e kishe hapur celularin.

– Kaq klient i rendesishem qenka? – e pyeta.

– Ishte nje grua. Nuk e mora vesh si ishte tamam puna, por shko nje here… – më tha Eftalia ne telefon. – Eshte bere keq per pune kukla mu dhe nuk duhet t’ua prishim klientëve…

– Pse, ka ndonje problem? – e pyeta.

– Jo, jo, por telefonoi nje grua dhe kerkonte nje vajze. Nuk më dha shpjegime se perse e donte. Dua të bisedojme… – me tha.

– Hajde se po shkoj nje here! – i thashe.

Pas njëzet minutash udhëtim, ndaluam para një vile dykatëshe, të bukur, në periferi të Athinës. Vila ishte e rrethuar përqark me lule, nga ato që më pëlqejnë mua më shumë: jaseminë, trëndafila dhe limona. Më pëlqeu vila dhe po ëndërroja sikur të kisha edhe unë një të tillë, ku djali im të lozte lirisht dhe unë të rrija duke u kujdesur për lulet, për shtëpinë. Më shkëputi nga ëndërrimet zëri i ëmbël i një gruaje që na ftoi të hynim brenda. Zonja kërkoi falje se më kishte zgjuar “herët” në mëngjes (ora ishte 11.00), por e kishte bërë për t’i bërë një surprizë të shoqit, i cili pas disa ditësh kishte ditëlindjen, mbushte 60 vjeç. Në atë moment, shumë gjëra më shkuan nëpër mend. Ç’punë kisha unë me ditëlindjen e burrit të saj? Mos kërkonte të bënim dashuri treshe? Më mirë të mos e vrisja shumë mendjen dhe të prisja ç’do të më thoshte ajo, mjaft të më paguante mirë dhe ajo dukej se kishte lekë… Në fakt, filloi të më pëlqente ajo zonjë. Ishte në të pesëdhjetat, por shumë e mbajtur dhe tregonte më pak. Kishte bërë një tualet të lehtë, që nuk binte shumë në sy, po që asaj i shkonte shumë. Dukej goxha e mbajtur, ishte e bukur, veshur me shije, por edhe me kulturë, po të gjykoje nga librat e trashë që kishte në bibliotekë. Thua t’i kishte lexuar të gjithë?

Ajo më ftoi të ulesha në një kolltuk. Po më trajtonte si shoqen e saj, gjë që nuk ndodh shpesh me ne, që jemi mësuar me lloj-lloj sjelljesh. Më qerasi me një gotë liker, mori edhe një për vete dhe u ul pranë meje në kolltuk.

– Im shoq është në punë, po më mirë kështu, se dua t’i bëj për 60 vjetorin një surprizë që besoj do t’i pëlqejë. Surpriza ime je ti! – tha ajo duke më buzëqeshur.

– Çfarë duhet të bëj? – e pyeta unë, e gatshme.

– Do të dalësh nga një tortë gjigande, në fund të festës. – më tha ajo. – E di që nuk jam shumë origjinale, por ja që këtë më shpiku mendja. I kam marrë masat edhe për tortën – shtoi ajo. – Do të jetë një tortë gjigande, e vendosur mbi një kuti kartoni. Ti do të futesh nga poshtë dhe do të dalësh pasi të këndojnë këngën. Më pas, do të qëndrosh me tim shoq…

– Nuk është ide e keqe – shtova unë, – por une mund te bej vetem te dyten, – i thashe. – Per te paren duhet te marresh ndonje balerine. Nuk më kishte shkuar në mendje se një grua mund t’i bënte burrit një dhuratë të tillë për ditëlindje… – Kjo e fundit se si më shpëtoi pa dashje. – Më fal! – i thashë.

– Nuk ka problem, e dashur, ti je ende e re, do shohësh shumë gjëra në jetë… Ti mbase po pyet veten nëse e dua apo jo tim shoq që i bëj dhurata të tilla. Sigurisht që e dua, kemi një jetë bashkë, por pas njëfarë kohe pasioni në një martesë bie… dhe, nëse do të vazhdosh të mbash gjallë lidhjen, duhet të bësh tolerime të tilla.

Ajo po vazhdonte të fliste ngadalë, sikur donte të zgjidhte me kujdes fjalët që dontë të thoshte. Si duket, donte dikë që t’i hapte zemrën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *