Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Klinton Zeqiraj: S’kam qenë me të gjitha…!

Klintoni e filloi si model karrierën e tij dhe më pas vazhdoi studimet për Komunikim, drejtim që e çoi tek televizioni. Ka punuar në ekrane të ndryshme me emër dhe tashmë pret ekranin e radhës. Me Klintonin kemi realizuar një intervistë interesante dhe të bukur sa do gjeni diçka gazmore në çdo përgjigje të tijën!

 Fabjola Kuburi:- Përshëndetje Klinton… Si po i përjeton këto ditë pranvere në Tiranë?

Klinton Zeqiraj:- Përshëndetje këto ditë pranvere jam duke u marrë me veten time që do të thotë palestër dhe vetëm palestër. Po vjen vera dhe duhet të jemi ne formë.

Advertisement

– Në jetën tënde, aktualisht, në ç’stinë je?

– Në jetën time hmmm, ose pranverë ose verë është gjithmonë.(Buzëqesh)

– I angazhuar në ekranet më në zë në Shqipëri, ku do të shohim së shpejti?

– Duke qenë se tani avash- avash vjen dhe fundi i sezonit të programeve televizive sezonin e ardhshëm do të vijmë me projekte të tjera.

– Klinton, jam kurioze të di…sa të përballueshme janë bërrylat profesionale në televizion?

– Ehh, televizioni është një botë egërsirash që do të thotë duket sikur nga jashtë të gjithë shkojnë mirë dhe kalojnë bukur, por ama s’është kështu. Ka inate, xhelozi, brryla, hipokrizi. Ndonjëherë duhet të bësh dhe rolin e budallait për t’i përballuar bërrylat.

– Në çdo foto që poston, vjen shumë ndryshe… çfarë shikon të ndryshuar tek vetja kur hedh sytë nëpër vite?

– Në fakt kam ndryshuar shumë, s’kam asnjë lidhje kur kam qenë i vogël me tani, që do të thotë jam pjekur shumë më shumë (ahahahah).

– Në një intervistë para disa kohësh në një televizion bërë një dekleratë  që bëri xhiron e internetin, Vipat vishen me rroba “Gabi”, na trego pak si qysh tek, çfarë ishte kjo dekleratë?

– Shiko ka diçka, të vishesh tek rrobat e veshjeve të përdorura ose i thënë ndryshe “Gabi” nuk ka asgjë të keqe madje unë e theksova që aty mund të gjesh rroba me cilësi shumë të mirë dhe më orgjinale se sa jemi mësuar të blejm nëpër dyqane të ndryshme. Dhe ndër të tjerash theksova që ka dhe personazhe publike të cilët disa prej tyre e kanë pranuar që blejnë tek Gabi dhe të tjerë jo.

– Të kanë hequr Vipat nga instagrami dhe facebook pas këtij emisioni?

– (Hahahhhaha) me thënë të vërtetën po!

– Po ndonjë “kërcënim” të voçkël ke marrë?

– Kërcënim deri tani jo, pasi kam thënë diçka të vërtetë, nuk është se kam gënjyer.

– Për femrat e  bukura thonë se janë pak mendjelehta… Ke dëgjuar ta thonë këtë edhe për meshkujt?

– Po kam dëgjuar dhe si për femrat e bukura ashtu dhe për meshkujt e bukur ka raste që ndonjëherë them i rroftë bukuria se nuk dinë të lidhin dy fjalë.

– Klinton, ti je gjithmonë tërheq vëmendje dhe audiencë…

– Ndoshta sepse jam akrep (qesh) dhe shenja e akrepit gjithmonë tërheq vëmendje.

– Cila do të ishte një arsye për ta lënë dhe një tjetër për të mos e lënë asnjëherë këtë profesion?

– Arsyeja e vetme që mund ta lija këtë profesion është se me thënë të drejtën nuk është se ka mjaftueshëm të ardhura, se mendoj dhe nesër pasnesër kur të jem në një stad tjetër familjar nuk përballohet vetëm me një rrogë. Kështu që e mira do të ishte të kisha dhe diçka timen gjë që e mendoj në të ardhmen më pas edhe një biznes timin. Arsyeja që s’do e lija asnjëherë është se e bëj me shumë qejf dhe dashuri.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eni Jani: E vështirë për t’u gëlltitur

Next Post

Si ndikon “propaganda” e LGBT-ve në shkolla?

Advertisement