Eni Jani ose tashmë Eni Jani Fuga, është aktorja që rrëmbeu zemrat e publikut me personazhin e Erës tek telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe fate”. E ëmbël, e dashur dhe shumë e talentuar, bashkëshortja e një prej aktorëve më të mirë shqiptarë Genc Fuga, Eni Jani vjen në skenën e teatrit me një pjesë të titulluar “Presidentet”, përkrah Ermira Gjatës dhe Adriana Tolkës në një pjesë me regji të Sabine Mitterecker. “Një komedi e jashtëzakonshme nga Werner Schawab që shkon tek më banalja dhe më e imta. Ai e përmbledh rënkimin, vuajtjen dhe shpresat e kota të të poshtëruarve në një muzikë gjuhësore të padëgjuar, në një himn për tri zëra, të tri qenieve të lënduara”-shkruhet në përshkrimin e shfaqjes. Eni Jani vjen në këtë intervistë për të na treguar për këtë shfaqje dhe jo vetëm. Kështu që nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm ta lexoni me shumë endje…!

 Fabjola Kuburi:-Eni, vjen në skenë me “Presidentet”, një komedi që ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm që në premierë ne tij. Ti si u bërë pjesë e saj?

Eni Jani:- Rastësisht duke vajtur në një shfaqje në teatër më sheh Kiço Londo e më thotë  që do të më  takojë me një regjisore. Takohemi me të, njihem me pjesën dhe më pas Sabina bën ndarjen e personazheve ndërmjet ne të trijave.

-Nga buron ky sukses i “Presidentet”, meritë e kujt është?

– Në rradhë të parë e autorit. Më pas e kurajës se Kiços për ta vendosur këtë pjesë sepse duhet ta themi mentaliteti ynë e ka pak të vështirë t’a gëlltisë, duhet stomak i fortë. Pastaj e regjisores që ka punuar kaq shumë me ne tre karakteret e më pas dhe e jona.

-Çfarë të bindi të pranonoje  rolin e  Marile-së?

– E vështirë ka qenë. Dhe jo për mua por pikërisht për atë çka fola më lart. Ka momente që gjatë interpretimit ndiej reagime të publikut që sikletosen  nga ajo çka them. Por e pashë si një sfidë me veten e me publikun prandaj e pranova dhe po më rezulton që ia ka vlejtur.

-Sa zbavitëse janë provat për një komedi?

– Aspak është punë shumë e lodhshme që të vijë sa më natyrshëm e publiku të ketë reagimet e tij sigurisht që ka patur dhe situata argëtuese mes nesh por e përgjithshmja është një punë shumë e lodhshme.

-Secili e interpreton një pjesë teatrale sipas këndvështrimit të tij. Cili është këndvështrimi yt si pjesë e tij?

– Marile është një personazh kompleks por, më i vërteti e me këmbë në tokë. Nëse dy të tjerat e nderojnë diçka të pamundur ajo ëndërron punën e saj. Ndjen të vërtetat e saj, klithma, vetminë  e saj dhe mos vëmendjen e të tjerëve.

-Publiku, për të qenë të vërtetë, të personifikon gjithmonë me Erën tek “Njerëz dhe fate” ti e ke pasur të vështirë ndarjen me të?

– Jo, nuk kam arsye të ndahem, madje më vjen mirë që roli im i parë me shoqëron gjithmonë. Kjo do të thotë që kam goditur që me rolin e parë.(Buzëqesh)

-Të thërrasin ende “Era” në rrugë?

– Po më thërrasin,  ka nga ata që më pyesin: “Më fal si e ke emrin tënd se s’po më kujtohet”.(Buzëqesh)

-Më mirë në film apo në teatër?

– Unë i dua të dyja, ai që të jep më shumë  komoditet, sigurisht është filmi. Të jep mundësi korrigjimi, por teatrin e dashuroj.

-Dikur prodhoheshin më tepër filma se sot. Të vjen keq për këtë?

– Sigurisht më vjen keq. Është një portë më pak një mundësi më pak për të komunikuar, po çtë bëjmë ky është realiteti.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *