E dashur psikologe, kam një pyetje ose më saktë kam disa pyetje që më shqetësojnë në lidhje me këto ndërhyrjet e LGBT-së nëpër shkolla. A janë personat e këtij komuniteti të duhurit për të mbajtur leksione para nxënësve? A është ky problem kaq i madh sa duhet që dikush të shkojë dhe të edukojë nxënësit për këtë gjë? A  ka ndonjë mundësi që gjithë kjo çështje të ndikojë në orientimin seksual të të rinjve? Sa problem mund të krijojë në komunikim me prindërit? Mund edhe t’ju kem besdisur me gjithë këto pyetje por jam mësuese në një shkollë të mesme të Durrësit dhe jam shumë e interesuar për këtë çështje. Faleminderit

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje! Si një temë e nxehtë mediatike e kohëve të fundit, e kemi trajtuar dhe shpjeguar disa herë. Këtu unë do të përpiqem të risjell në vëmendje ato aspekte që janë më të rëndësishme, për t’i dhënë përgjigje dhe pyetjeve të tua. Edukimi i tolerancës, i pranimit të tjetrit dhe i respektimit të botëkuptimeve të ndryshme sigurisht që është mision i shkollës; e cila duhet të jetë një institucion jo vetëm i përcjelljes lineare të dijeve e informacioneve, por në radhë të parë i edukimit të normave dhe vlerave tek nxënësit si qytetarë të ardhshëm. Por, në ndërmarrjen e nismave të tilla, të cilat hasin rezistencë dhe kundërshtim të madh nga shumica e prindërve dhe mësuesve, institucionet përgjegjëse përkatëse, përpara se të marrin vendime dhe hapa të tillë duhet domosdoshmërisht të “testojnë” paraprakisht terrenin social dhe se deri në cfarë mase ato do të mirëpriten dhe do të mirëkuptohen. Do të thotë se në rast se vendime dhe nisma të tilla realisht nuk përbëjnë një nevojë urgjente, ato rrezikojnë të kthehen në boomerang dhe të bëjnë më shumë keq sesa mirë. Nga pikëpamja teorike ata mund të jenë të duhurit, sepse kush më mirë se dikush që e ka përjetuar dicka në lëkurën e vet, mund të flasë dhe të tregojë. Megjithatë, duke qenë se kjo nismë ka shkaktuar pakënaqësi, do të kishte qenë më e përshtatshme që bashkë me personat nga komuniteti përkatës, këto leksione të shoqëroheshin nga specialistë të fushave sociale; nga psikologë apo punonjës socialë, roli i të cilëve do të shërbente për të ulur keqkuptimet, por dhe për ta bërë këtë nismë më të besueshme, neutrale, të qetë dhe profesionale. Përsa i përket pyetjes tënde për  priorietin e kësaj çështjeje kam dyshime nëse kjo çështje duhej të ishtë prioritet. Besoj se është vetë ‘fenomeni” ndonjëherë i cili përcakton kohën se kur duhet trajtuar.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *