– Përshëndetje! Jam një psikolog nga jugu i Shqipërisë. Desha të pyesja një nga koleget e mija që shkruajnë në gazetën tuaj dhe japin mendime çdo javë. Në Shqipëri, njerëzit shkruajnë letra, mesazhe por kontaktin e përballjes me një psikolog e kanë shumë të vështirë. Shkojnë te psikologu shumë rrallë, për të mos thënë fare, ndërsa jashtë shtetit, për gjënë më të vogël, kontaktojnë direkt me psikologun. Pasojë e kujt është se atëhere njerëzit s’e kishin idenë e psikologut apo nga ndonjë faktor tjetër? Me respekt, psikologu nga jugu!
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje koleg! Të falwnderoj për pyetjen, e cila pasqyron një aktualitet dhe pjesë të përditshme të punës së psikologut në Shqipëri.
E vërteta është që faktorët që nxisin apo pengojnë vajtjen tek psikologu dhe ndjekjen e terapisë, janë të ndryshme; sa njerëzore, që i gjejmë në cdo popullatë, ashtu dhe kulturore, që ndeshen në vende të caktuara, bazuar mbi fizionominë e përgjithshme të kombeve të vecanta.
Kjo do të thotë se realisht, për këdo nuk është e lehtë marrja e vendimit për të shkuar tek psikologu dhe për t’i besuar atij shqetësimin që e mundon. Ky hezitim nuk ndodh në vetëm në vendin tonë. Megjithatë, për t’ju përgjigjur pyetjes tënde, më poshtë do të listohen disa argumente, se pse e kemi të vështirë të shkojmë tek psikologu, sipas vizionit tonë kombëtar.
Në radhë të parë, psikologu është një profesion relativisht i ri në Shqipëri, krahasuar me një sërë profesionesh të tjera. Kjo do të thotë se ne mund të mos e kemi kulturën e duhur për t’ju drejtuar një profesionisti të shëndetit mendor, sepse nuk e njohim objektivisht shumë mirë rolin e tij; fakt që rrjedhimisht sjell dhe një besim më të ulët tek ky profesionist. Për këtë arsye, shpeshherë nga një pjesë e madhe e popullsisë paragjykohet dhe stigmatizohet gabimisht ai që kërkon këshillimin me një psikolog, kur realisht po bën gjënë e duhur për veten dhe jetën e tij.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!