Skerdi përshëndetje! Jam një djalë 29 vjeç që prej vitesh bëj palestër por i lexoj çdo javë shkrimet e tua dhe do kisha dëshirë të të drejtoja një pyetje. Siç të thashë bëj palestër prej vitesh por në trupin tim ajo që nuk më pëlqen është që duket që kam trup po ai trup që kam më duket si i fryrë dhe këtë pjesë e kam shumë kompleks, duket si trup artificial. Ngjaj tejmase i fryrë tek gjoksi dhe tek krahët e dua të di çfarë duhet të bëj? Faleminderit. Gerti
Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje Gerti! Ke bërë shumë mirë që je stërvitur për vite të tëra. Ne të gjithë stërvitemi për t’u bërë të mëdhenj e me muskuj! Pra, efekti i ushtrimeve me pesha ky është, që të rrisësh masë muskulare. Ti the që ke vite që stërvitesh dhe nga këto vite ti ke mësuar të perceptosh një trup të bukur. Pra, një trup i bukur është ai që ka muskujt uniform. Pra muskuj këmbësh të zhvilluar dhe muskujt e trupit lart shpinë, gjoks, krahë, supe dhe ajo që është me e rëndësishme të ketë perimetër të vogël beli. Ndërsa në lidhje me rastin tënd specifik. Nëse ti ke krahët dhe gjoksin në disproporcion me shpinën dhe këmbët është e drejtë të shqetësohesh.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!