Është i dashur si njeri por  edhe si aktor. Ka një emër dhe një mbiemër interesant saqë kur e dëgjon instiktivisht e pyet:”Ky është mbiemri yt i vërtetë” dhe ai përgjigjet me dashamirësi:” E kam që kur kam lindur” ! Xhejni Fama, është një ndër aktorët më të dashur të spektaklit të humorit “Al Pazar” dhe duket se mbiemri i ka shërbyer edhe si një ogur i mirë për t’u bërë i famshëm. Njihuni me famën e Xhejnit por më shumë me Xhejni Famën!

Fabjola Kuburi:-Xhejni Fama, emër dhe mbiemër interesant. Erdhi fama tek ty apo e kërkove ti atë?

Xhejni Fama:- Famën, ashtu si e shikon dhe vetë, e kam një pjesë të pandarë të jetës time. Më ndjek kudo, që kur linda e deri tani. Në të vërtetë gjëja që më intereson më shumë se fama është të arrij rezultate sa më të mira në profesionin tim, dhe fama vjen vetë si pasojë e rezultatit të punës, nuk ke nevojë ta kërkosh.

-Po “Al Pazar” si u bë pjesë e jotja?

– Ishte dëshira ime dhe e Agron Llakajt. Besimi që ai ka tek unë si aktor bëri që unë të jem pjesë e “Al Pazar”.

-Me cilin prej aktorëve të tjerë shoqërohesh edhe jashtë “Al Pazar”?

– Me të gjithë pa përjashtim, por më shumë me shoqen time të kursit, Xheni Hallulli.

-Po bën disa kohë në “Al Pazar”… mendon se përmbledhja e skenave të realizuara në këtë spektakël do të rezultonte një film i bukur artistik?

– Në të vërtetë po përpiqemi të realizojmë diçka të përafërt. Kuptohet që jo me përmbledhje, por me gjëra të reja dhe nëse gjërat na ecin mbarë dhe e realizojmë, do jeni vetë ju e para që do jepni përshtypjet.

-Po me teatrin si i ke marrëdhëniet? Cila është pjesa e fundit që është vënë në skenë ku ti ke interpretuar?

Unë jam aktor i Teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu” dhe nuk jam shkëputur asnjë moment nga teatri. Shfaqja e fundit ka qenë “Një natë e mistershme” me regji të një regjisori mjaft të talentuar, Arben Apolloni.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *