Të gjithë ata që kanë pasur rastin të dëgjojnë teksa performon live, lirisht mund të thuhet se është një uragan i skenës shqiptare. Elbasan Munishi me potencialin e tij dhe vokalin e mrekullueshëm bën që një aheng familjarë të përfundojë për mrekulli. Ka vite që këndon dhe vazhdon të meret me muzikë krahas profesionit që bën si trajner sportive. Në një bisedë për Infrared të gazetës Koha ai zbulon shumë gjëra.

Muzika live zë vend gjithmonë në repertoarin tuaj, e ndien privilegj apo obligim ndaj publikut?

E ndiej më shumë nga shpirti muzikën live dhe padyshim e quaj obligim ndaj publikut.

Cilat janë të rejat që je duke bërë gati për fundvit si befasi për fansat?

Të rejat e fundit janë në përpunim, kam shumë bashkëpunime, potpuri, projekte që burojnë nga zemra me kolegë dhe nga Kosova.

Elbasan, ti këndon edhe nëpër dasma e ahengje familjare?

Dasma është një gjë unike për mua duke e ditur që kryefamiljari të beson ahengun dhe gjithandej pjesëmarja ime ka vecoritë e veta.

Duke qenë se skena muzikore kohëve të fundit ka dalë nga kontrolli, ku e gjenë veten ti?

Nëse skena ka dal nga kontrolli unë nuk e bëj atë kurrë as për famë e as për asgjë tjetër, unë jam i sigurtë në muzikën time dhe pastërtinë e saj shqiptare.

Këndon edhe tallava?

Jo, unë nuk këndoj tallava nuk më përket mua, muzika mendoj e përfaqëson gjithësecilin.

Cili është repertoari që e kultivon më së shumti?

Më flenë shpirti në repertoarin tim me këngë të vjetra qytetare por edhe këngë popullore padyshim.

Po si nis një ditë e jotja dhe si mbaron një 24 orësh?

Dita ime është e ngjeshur, 24 orëshi duket i papërballueshëm pasi përpos muzikës jam me profesion trajner, familjarë, baba i dy vajzave të mrekullueshme. Familja dhe skena zotërojnë ditën dhe jetën time.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *