Intervistoi: Fabjola Kuburi

-“Em Haute Couture” të njohim pothuajse të gjithë në fushën e veshjeve, por kush është disajnerja që po mrekullon të gjithë me talentin e saj?!

-Vij nga një familje me tradita të pasura dhe vlera të larta. Thonë që fëmija është pasqyrë e prindit: Është e vertetë , më karakterizojnë të gjitha virtytet e tyre të mira. Suksesi im vlerat i ka marë tek përkushtimi, dëshira dhe aftësia për të përballuar sfidat dhe të gjitha këto më bëjnë kjo që jam sot

-Sfiltata e bamirësisë “Lumturo dhimbjen”mblodhi stilistët më në zë në vend në mesin e tyre dhe ti, a je e lumtur për pjesëmarrjen tënde aty?

-Gjej rastin të përgëzoj Znj. Brixhida për iniciativën. Është vërtetë një vepër e madhe. Të interesohesh për nevojat e njerëzve e sidomos për fëmijët të mbush zemrën plot qetësi dhe lehtësim. Kontributi për bamirësi nuk na mungon dhe kjo është një nga kënaqësitë që përjetojmë.

-Kauza e madhe e dhurimit të parave të mbledhura prej shitjeve të veshjeve për fëmijët e sëmurë me kancer mblodhi njerëzit që duan Zotin dhe mirësinë e tij. Kjo tregon që je e pasur jo vetëm me talentin e disenjimit të veshjeve por edhe mbart një pasuri shpirtërore të madhe. E bekuar që je një talent me zemër të madhe?

-Më ngushtohet zemra kur di apo dëgjoj raste të fëmijëve me kancer dhe e lus Zotin shumë për to. Ç`do gjë që i jam lutur Zotit vetëm se më është plotësuar më bukur se si e kam kërkuar dhe bekimi me i madh për mua është zemra që ndien.

-Të disenjosh është art, po të punosh për një nismë bamirësie a është një formë arti shpirtëror, një marrëdhënie e veçantë me Zotin?

-Bamirësi është edhe ti buzëqeshësh një njeriu, një fjalë e mire, një ofrim vakti i ngrohtë një nevojtari apo nje pagesë burse për një fëmijë që ka dëshirë të mësojë por nuk ka mundësi. Të gjitha këto janë lidhje të forta me Zotin. Ashtu sikurse zhvillon artin tokësor ke mundësi të zhvillosh dhe artin qiellor.

-Çfarë nuk do harrosh asnjëherë nga kjo sfilatë?

-Siç e thashë edhe pak më lart, nga kjo sfilatë nuk do të harroj kombinimin apo lidhjen që bëri çdo stiliste ndërmjet artit tokësor dhe atij qiellor. Është kënaqësi kur bën këtë lloj të kombinimit -punon dhe zhvillohesh për vete por duke u kujdesur njëkohësisht edhe për komunitetin.

Pothuajse të gjithë personazhet publike vishen nën firmën tënde. Si është të punosh me ta?’ Ndonjë emer që ia vlen të përmendet?!

 -Punoj me shumë personazhe publike. Standarti i tyre i komunikimit është shumë i lartë. Kuptohemi shumë mirë me njëra-tjetrën pasi secila prej nesh është specialiste në fushën e saj. Sa i përket emrave siç e thashë nuk mund të ndaj asnjërën prej tyre.

-Në fund mbeti diçka pa thënë?

-Po! Këtu do luaj pak rolin e motivueses. Në shumicën e rasteve njerëzit japin për bamirësi para dhe presin që të përfitojnë po të njëjtën gjë. S’është e e thënë që si kompesim të marësh para. Ndoshta Zoti të jep mirësi tek fëmijët e tu, ndoshta të largon nga një e keqe apo të afron një të mirë. Ju faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *