Skerdi përshëndetje! Jam një vajzë 23 vjeçe dhe për të vën pak masë trupore fillova të shkoja në palestër dhe sa filloj të bëj ushtrime mua sikur më kërcasin kockat brenda trupit dhe ndjej sikur më thyhen dhe menjëherë më zë paniku për të vazhduar më tej. Nuk di si t’ia bëj. Ju lutem çfarë më sugjeroni?
Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje! Shpesh herë ndodh kur fillojmë një aktivitet fizik simodos kur është i i pa bërë nga ne më parë. Ne kemi një pasiguri në vetëvete dhe te dobsia më e vogël që na shfaqet ne e ekzagjerojm. Nuk mund të flas me siguri në rastin tuaj sepse nuk ju njoh personalisht. Le ta marrim si të mirëqenë kërcitjen e kockave. Ju po thoni që në çdo lëvizje apo ushtrim të bërë ti ndjen kërcitje kockash. Ju duhet të ushqeheni mirë. Palestra ose ngarkesa stërvitore që përjetohet aty duhet shoqëruar edhe me ushqim të përshtatshëm. Cili është ushqimi i përshtatshëm? Të konsumosh perimet, frutat e stines, proteinën shtazore që vjen nga mishi viçit, gicit, pulës, peshku.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!