Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

   A KA NEVOJE SHQIPERIA PER SINDIKATA? Nga Adela DOSTI

 

Më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për funksionimin e sindikatave. Organizimi dhe veprimtaria e këtyre të fundit është e garantuar me ligj dhe normalisht duhet të mbrojnë të drejtat dhe interest e punonjësve por, aktualisht janë inekzistente. Janë të tilla për vetë faktin që po paguajnë vetëm punonjësit e tyre dhe kaq, nuk po bënë dikush atë që me të drejtë e ka detyrim ta bëje. Ato nuk duhet të ndikohen nga asnjë bindje politike, fetare apo ideologjike.

C’farë po ndodh ? Pse nuk dëgjohet emri sindikatë ? Të jenë kaq të kënaqur me kushtet e punës punonjësit në Shqipëri?

Advertisement

Duke pare kushtet e punës në Shqipëri, mendoj se çdo ditë duhet të kishim një bashkim vullnetar të punësuarish që të dilte dhe të kërkonte të drejtat e tyre, sepse kushtet e punësimit lënë për të dëshiruar. Pagat janë nga më të ultat që individi nuk plotëson dot as nevojat minimale dhe të domosdoshme. Shfrytëzimi që u bëhet punonjësve nga eprorët e tyre nuk është normal. Janë tre arsye të forta pa përmëndur të tjera që këto organizata vullnetare dhe të lira në mendim, duhet të bëjnë punën e tyre, atë punë për të cilën paguhen dhe mbajnë atë emër që quhet sindikatë. Por, fatkeqësisht këtu tek ne sindikatat dalin jashtë emrit të tyre dhe duke i’u bindur partive politike. Asnjë nga këto të fundit nuk e ka dëshirën e mire që të dëgjohet dhe zëri i këtyre njerëzve, që janë punonjës dhe qe pa këta të fundit nuk do të ekzistonte kapitali, nuk do të ekzistonte punëdhenësi. Nuk u intereson njerëzve në pushtet të dalin në pah të metat dhe ajo asgjëja që nuk bëjnë kurrë. Kërkojnë punonjës për të mbushur sheshet por as nuk duan t’ja dine çfarë ndodh më pas dhe pse janë dobia e këtij vëndi.

Duke qënë kaq të rëndësishëm në atë që bëjnë kanë të drejtë të mbrojnë ato të drejta dhe interesa që ju përkasin pa nguruar, por nuk kanë mbështetje, nuk kanë guim, nuk kanë force, nuk i dëgjon askush. Kjo ndodh sepse  punonjësit çdo ditë përballen me frikën që nese kërkojnë këto të drejta mund të largohen nga puna dhe ato të ashtuquajtura sindikata nuk bëjnë as gjënë më të vogël për ti mbrojtur, për tu dale në krah, për ti organizuar ashtu si duhet në fakt dhe prandaj nuk dalin të marrin atë që u përket, që është e tyre. Ndoshta këto qënie njerëzore të afta për të punuar nuk e dine deri ku arrijnë të drejtat e tyre sepse nuk i ka bërë askush të ditura dhe mos informimi i lë në hije për të mos folur e vepruar ose i dine por frika e ngeljes pa punë dhe presioni që u ushtrohet e mbysin mendimin e tyre të lire. Vetëm fakti që ti di këto të drejta të bënë të fortë para tjetrit dhe nuk ka rëndësi kush është pasi ti i tregon vëndin dhe e bënë të ndihet i dobët. Pikërisht duhen kërkuar dhe duhen paraqitur këto të drejta që drestësia të shkojë në vend dhe të ishte mbështetja e sindikatave dhe atyre që kanë frymën e mire për të kontribuar dhe mbështetur, për t zgjatur një dorë guximi dhe force çdo gjë do funksiononte në mënyrën më të mire të mundëshme.

Të parët që duhet të kishin përfituar nga kjo situate për të mbrojtur këta njerëz duhet të kishin qënë njerëzit që janë në opozitë aktualisht, sepse këta kanë interesin për të nxjerrë në pah të metat e qeverisë dhe vetëm kështu mund ta bënin këtë të fundit të reflektojë dhe të ndryshojë strategji me sindikatat. Këta njerëz nuk dine deri ku arrijnë të dejtat e tyre dhe deri ku arrijnë të drejtat e tjetrit ose ndoshta dhe i dine por janë shumë mire pa përgjegjësi dhe pa investuar aty ku duhet. Prandaj partia opozitare duhet ta shfrytëzojë në maksimum këtë situate që është krijuar për këta njerëz të lënë në mëshirë të fatit për një arsye shumë të thjeshtë të ketë në anën e saj një fuqi të madhe punëtore duke ulur vlerat e atyre që aktualisht drejtojnë dhe me mbështetjen që do u japë të fitojë besimin e tyre. Vetëm në këtë mënyrë nga të dyja anët do ketë më pak kënaqësi dhe secili do ndihet mire për atë që ka bërë apo pë apo për atë që ka zgjedhur. Që të ndodhë kjo duhet të dalin në dritë ato të drejta dhe detyrime të punonjësve dhe këta të fundit të bëjnë zgjedhjen e tyre me atë që kanë në dorë.

Duke u nisur nga të gjitha këto mendoj se sindikatat duhet të nisin të funksionojnë sa më pare të jetë e mundur, sepse, bëhet fjalë për mbrojtjen e qënieve njerëzore, për jetesën e tyre dhe për të ardhmen. Lëreni bindjen politike aty ku është, ju nuk vareni nga ata. Ju duhet të ishit të parat për të kundërshtuar padrejtësitë ndaj punonjësve dhe të ishit mbështetja kryesore e tyre, forca për të kërkuar atë që meritojnë, guximi për t’ua plasur në fytyrë të vërtetën atyre që shfrytëzojnë. Vendoseni veten në vëndin e atye që përplasen çdo ditë me këto gjëra jo të drejta ku ndihen të shtypur dhe të pashpresë dhe reflektoni. Bëjeni emrin tuaj të triumfojë sepse kemi harruar fjalën sindikatë, bëni punën tuaj konkretisht, të jetë e prekshme sepse nuk duhet të mbeteni vetëm term, duhet të keni një subjekt dhe një qëllim, duhet të funksiononi pa u ndikuar nga asgjë tjetër dhe të përballeni me atë që quhet sfide, e drejtë. Vetëm kur këto të jenë bërë konkrete dhe të prekshme ju do të jeni ekzistente dhe funksionale. Ku jeni? Duhet të lëvizni…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Edita dhe Shemi Ilirët, sjellin "Përvjetori"!

Next Post

Deljana Topulli: Jam kangur i vërtetë

Advertisement