“Kangur” është kryefjala e medias në kronika, në median e shkruar por edhe nëpër rrjete sociale. Çfarë është “Kangur”, kush e realizon, pse të gjithë aktorët duan të jenë pjesë e tij. Një “Kangur” i konfirmuar është aktorja Deljana Topulli, e cila na tregon gjithçka rreth këtij projekti por jo vetëm…!

 

Fabjola Kuburi:- Deljana, po flitet kaq shumë për “Kangur”,,,çfarë është?

Deljana Topulli:- Kangur është nga projektet më të fundit të regjizorit Luan Kryeziu, një serial i cili ka nisur xhirimet dhe fatmirësisht po shkojnë shumë mirë dhe unë jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti të madh.

– Si u përzgjodhe për të qenë pjesë e tij?

Për të qenë pjesë e “Kangur” u zhvillua një audicion prej gati 500 aktorësh. Unë falënderoj shumë regjizorin Luan Kryeziu i cili më përzgjodhi dhe më besoi një rol vërtet me shumë peshë në këtë serial.

– Cili është saktëisht roli yt në “Kangur”?

Siç thashë kam një rol me peshë, kam rolin e “udhëzueses” dhe do një përgjegjësi e punë shumë të madhe nga ana ime për t’u realizuar por unë do bëj më të mirën time bashkë me ndihmën e regjizorit dhe të aktorëve me të cilët kam marrëdhënie.

– Të jesh në kast xhirimi bashkë me Mehdi Malkën, Irgen Çelën, Klea Hutën, Eva Muratin e shumë emra të njohur të artit shqiptar, të bën një aktore të mirë apo shumë të mirë?

Padyshim që të bën një aktore të mirë por edhe shumë të mirë kur luan me Mehdi Malkën apo Gëzim Rudin të cilët kanë eksperiencë artistike shumë më të madhe.

-Ke realizuar kaq shumë personazhe, tek “Kripmjatëzat” më pas tek “Al Pazar” tani tek “Kangur”! Të ndodh të të bëhen lëmsh në kokë batutat e tyre?

– Ndonjëherë edhe të bëhen lëmsh por s’ka gjë më të bukur.(Qesh) Gjithsesi, një aktor i mirë i ndan mirë rolet nga njëri-tjetri.

-Nëse do të shkëpusje nga një tipar për secilin prej roleve më pikante që ke luajtur, ku ngjan me to?

Rolet janë të ndryshme dhe tipari që ngjason është i ndryshëm por që ti përgjithësoj, mendoj se tipari kryesor është shkathtësia.

-Sa zbavitëse dhe të lodhshme janë xhirimiet në krahasim me provat e shfaqjeve?

Janë të dyja njëlloj, shumë të lodhshme dhe shumë zbavitëse por secila në llojin e vet

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *