Fabjola Kuburi:- Përshëndetje Lil G& Darja! Një prezantim apo diçka më shumë, për të gjithë ata që nuk ju njohin…!

Lil G:-Atëherë, emri im i vërtetë është Arlind Pashollari, por në art njihem si Lil G. Kam filluar që të bëj muzikë që në vitin 2002 dhe gjatë atij viti kam punuar disa këngë në audio, kurse më vonë fillova të punoj në studio më profesionale dhe arrita këtu ku jam. Synimi është që të vazhdoj përpara me muzikën, të sjell gjëra të bukura dhe profesionale.

Darja:- Unë jam Tarja Malmstrom, emri im i artit eshte Darja jam nga Finlanda, jam pianiste dhe të gjitha këngët e mia i kompozoj vetë. Kompania ime është ajo që investon për këngët dhe videot e mija , për herë të parë erdha në Shqipëri në vitin  2015, ku bëra dhe bashkëpunimin tim të parë me këngëtaren shqiptare, Alida Dukën, më pas u njoha me reperin Lil G dhe që nga ai moment kemi realizuar disa bashkëpunime me të.

– Keni thënë se muzika është gjëja që ju tërheq më shumë. S iu lidhët me muzikën?

Darja: – Oh, është histori e gjatë.(Buzëqesh) Kur isha fëmijë unë fillova të luaj pianon, 3-4 vjeçe dhe e doja shumë si vegël muzikore. Më pas u shkëputa nga piano dhe u riktheva serish ne vitin  2012 ku një miku im më kërkoi të luaja në piano dhe e pëlqeu pjesën time dhe aty rinisa të bëj muzikë. Më pas erdhi bashkpunimi me Alidën, Lil G, Alba Kras në Gjermani dhe ja ku jam.

Lil G:- Muzika e kam pasur passion gjithmonë, kam jetuar me muzikë dhe po eci me të. E kam pasion, e bëj me shpirt, nuk e shikoj nga ana financiare.

– Ju keni kohë që po prezantoheni bashkë në muzikë, mund ta dimë çfarë ka mes jush më shumë sesa muzikë?

Darja:- Ne jemi të martuar. (Buzëqeshin) Jetojmë bashkë prej tre vjetësh dhe ndihemi shumë mirë me njeri-tjetrin.

-Pra mund të themi që ajo që ju bashkoi ishte muzika?

Lil G:- Po, është e vërtetë, ne jemi shfaqur bashkë që kur sollëm këngën “ëhere are you noë ”ku gjithçka është bërë nga të dy, tekstin e kam bërë unë, ndërsa muzikën dhe kompozimin Darja. Ne jemi partnerë edhe në jetën reale, jo vetëm në muzikë. Ne kemi 3 këngë bashkë dhe dy projekte te tjera që presim ti finalizojmë tani.

-Ju jetoni në Finlandë. Si është jeta juaj atje?

Darja:- Po, ne jetojmë në Finlandë. Unë ka edhe një kompani emri i së cilës është  Tirano Oy, merret me stomatologjinë veterinare dhe sjellim pastë dhëmbësh për qëntë por edhe për njerëzit. Ne në Finlandë, i duam dhe kujdesemi shumë per kafshët shtëpiake, të gjithë kanë nga një qenë apo mace, edhe unë kam Pikun tim.(Buzëqesh) Mund të them që është një biznes shumë fitimprurës.

– Mendon ta sjellësh edhe në Shqipëri këtë lloj biznesi?

– Duhet studiuar tregu, sepse ka shumë gjëra ndryshe këtu, por pse jo, në të ardhmen

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *