Dr. Xhoi Jakaj, pedagoge

Jakup Gjoça : -Ju keni qenë dretoreshe e burgut të grave në Tiranë dhe jeni marrë me studime në fushën e kriminalitetit te gratë. Çfarë e detyron  një grua, vajzë, nënë, të bëhet kriminele?

Dr. Xhoi Jakaj : – Fillesat e formimit të një vrasësi janë nga më të ndryshmet. Unë po ju listoj disa. Këto janë:

-Ambjenti social në të cilin ajo formatohet.

– Dhuna në familje, që në fëmijëri nga një baba autoritar i ftohtë, me prirje përdorim alkoli dhe që jashtë dyerve të shtëpisë është një njeri që sillet normal me shoqërinë. Kjo lë pasoja te mëdha në psikologjinë e fëmijës dhe formimin e personalitetit të saj.

– Mungesë e theksuar shkollimi në familje dhe pamundësi të zhvillimit të inteligjencës pozitive

-Të abuzuar në fëmijëri në aspektin seksual nga një i njohur, familjar, apo në ndonjë institucion tjëtër, ku ka kaluar fëmijërinë (fondacion apo jetimore).

– Histori të dhimbshme gjakmarrje dhe familjarë, që i imponojnë një të mituri ndjesinë e përdorimit të armëve dhe të marrjes së gjakut dhe shpesh kjo kategori kthehen në vrasës të pandërgjegjshëm.

– Varfëria e tejskajshme, e cila i orienton drejt vjedhjeve e grabitjes, ku automatikisht kthehen në vrasës.

-Përdorimi i drogave të ndryshme.

-Trashëgimia dhe genet e këqia të zhvilluara, si pasojë e pemës gjenealogjike dhe faktorëvë te tjërë biologjikë.

-Zbatimi i dobët i ligjit dhe pamjaftueshmëria e qendrave rehabilituese e minorenëve që përfshihen në përdorimin e dhunës, vjedhjes. Përdorimit të hashashit, apo drogërave të tjera. Dhuna e çfardo forme gjatë rritjes indukton në mënyrë të pandërgjegjshme mungesë tolerance ndaj të tjerëve dhe tendencë të vazhdueshme të fajësoi çdokend që ka mardhënie me të për dështimet e tij dhe mospranimi i të së vërtetës, apo paaftësisë për të pranuar fajin.

– Instikti e shtyn gruan të kryejë aktin kriminal, apo motivi?

– Të dyja së bashku ndonjëherë, por dhe sejcila në vete bëhet shkak për të kryer krim. Sipas psikologëve, ambjenti që i rrethon ju dikton në të shumtën e rasteve një shpërfytyrim te pamjes vizive dhe gjymtyrëve më të zhvilluar kryesisht krahëve dhe shpatullave të cilën shpesh herë e kanë tendencë ta zhvillojnë në mënyrë natyrale, ose dhe duke përdorur hormone për të zhvilluar sa më shumë muskulaturën, kjo i jep një lloj sigurie në vetvehte dhe i rrit vazhdimisht dëshirën për  të qënë në qëndër të vëmendjes, ose ndonjëherë, edhe e kundërta e kësaj, tipare shumë të padukshëme e jo shumë të zhvilluar dhe të heshtura në familje dhe në shoqëri, kjo e fundit më së shumti është faktori kryesor që i prodhon kohë pas kohe dhe pastaj paguan koston e prodhimit të tyre.Te femrat ky tipar mbetet i fshehur, por sapo ta provokosh ajo e nxjerr në skenë tiparin e fshehtë, i cili kthehet në dominat, këtu kam parasysh gjenetiken, në të cilën unë kam studiuar në master dhe kjo ka shumë lidhje me psikologjinë.

– Motive emocionale apo shoqërore janë ato që gratë i shtyjnë të bēnë një krim?

– Të dyja, statistikat kanë treguar që kanë ekzistuar edhe vrasje emocionale, por kjo lidhet pêrseri me genet e keqia të fshehura dhe rrethanat shoqërore, në të cilat kultivohet e rritet personaliteti i saj

– A ndodh shpesh që nevoja e vetmbrojtjes ta shtyjë gruan të kryejë një krim?

– Po pafund raste kam hasur gjatë detyrës time si Drejtore e Burgut 325-s,  ku gra të dhunuara ndër vite kanë vrarë , pastaj në mbrojtje e sipër edhe gjatë përleshjes me dhunuesin e saj….!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *