Jam 18 vjeçe. Jam djegur në një gropë gëlqiereje në moshën 13 vjeçe. Unë kam bërë 5 ndërhyrje kirugjikale por sërisht këmbët e mia janë me shenja të djegura. Ju lutem mund të më thoni çfarë të bëj? A mundet të bëj ndonjë ndërhyrje estetike?
Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA instagram @kirurgjiplastike, facebook @kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II, tel 00355686779875:-Përshëndetje e dashur. Pa ju parë nuk mund të themi diçka konkrete. Por gjithësesi varet nga pozicioni i pjesës së djegur, nga madhësia e cikatriçes dhe nga gjendja aktuale pas ndërhyrjeve. Përderisa ju i jeni nënshtruar operacioneve të mëparshme jam e sigurtë që kushdo që i ka kryer është përpjekur të mbyll plagët me lëkurë të marr në zona të tjera. Se si kanë mbajtur graftet dermal apo sa estetike është pamja aktuale për këtë duhet t’ju shikojmë. Ndërhyrje estetike për djegiet normalisht mund të kryhen gjithësesi varet nga rasti. Mund të jeni subjekt që mund t’ju nevoitet thjesht laser për të minimizuar shenjat. Për këtë do ju rekomandoja një dermatologe të mirë. Mund të kryejmë ndonjë mbushje me dhjamë ose lipofilling për të arritur simetri në të dyja këmbët nëse djegia është në zonën e pulpave ose implant silikoni si në rastin e calf augmentation për të përmirësuar aparancën dhe për të zmadhuar diametrin e gjymtyrëve. Ju uroj gjithë të mirat.