Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Çfarë dokumentesh më duhen për pension?
Eliza Dushku: O sa mirë me qenë shqiptar! E dua Shqipërinë dhe shqiptarët
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Eliza Dushku: O sa mirë me qenë shqiptar! E dua Shqipërinë dhe shqiptarët

Duke dëgjuar thashethemin e fundit, se ajo kishte refuzuar të intervistohej nga një gazetar shqiptar i Malt të Zi, komunikuam pak me dyshim me Elizën, por ajo, jo vetëm që u tregua e gatshme të jepte këtë intervistë ekskluzive për gazetën “Intervista”, por ndër të tjera, na sqaron edhe për keqkuptimin e ndodhur mes saj dhe gazetarit në fjalë… Sigurisht, mes shumë informacionesh të thera interesante, që ajo vendosi t’i ndante me ne…

Eliza Dushku, bukuroshja me origjinë shqiptaro-daneze e njohur në të gjithë botën, lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Masaçusets. Ajo e nisi karrierën e saj që në moshën 10-vjeçare në filmin “That Night” (Ajo natë), film që e njohu me botën e artit dhe atë të aktrimit. Më pas ajo e pasuroi karrierën e saj duke luajtur përkrah yjeve hollivudianë: Robert de Niro, Elen Barkin, Leonardo Di Kaprio, Arnold Shvarceneger, Xhemi Li Kurtis, Halle Berri dhe Xhejms Belushi. Është bërë e njohur në të gjithë botën për rolet në filmat “Buffy”, ku luante rolin e vrasëses së vampirëve, por edhe në serialin “Angel”, serial në të cilin vendosi përfundimisht të vazhdonte karrierën si artiste.

Fabjola Kuburi: – Eliza, njihesh në të gjithë botën tashmë si aktore e suksesshme. Si nisi gjithçka dhe a ka qenë e lehtë për ty?
Eliza Dushku: – Si fillim, përshëndetje dhe uroj të jeni mirë ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Më është dashur një punë shumë e madhe dhe e vështirë, që të arrij këtu ku jam. Nuk ka qenë e lehtë, por mund të them që me punë, mund të arrihet gjithçka, mjafton ta duash atë që bën dhe të punosh shumë.
– Ti e ke vizituar Shqipërinë… Si u ndjeve kur shkele tokën shqiptare?
– Ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme. Kam dëgjuar edhe njerëz të ankohen, por në përgjithësi, Shqipëria është vend i bukur dhe për më tepër, kur është vendi yt, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta shikosh mirë.
– Nëse do të ktheheshe pas në kohë, do të ndryshoje diçka në jetën tënde?
– Jo, do të bëja të njëjtat gjëra, as më pak e as më shumë. Nuk do të kisha ndryshuar asgjë; kjo e bën njeriun unik, original.
– Me aq njohuri sa ke ti për artin shqiptar, si mendon, a është ai në rrugë të mirë për të arritur sukses?
– Me aq sa di unë, ka nevojë për përkushtim dhe përkujdesje ndaj artit, por nuk është keq. Shqipëria ka art të mirë dhe artistë të mirë.
– Para disa ditësh, postove një status në rrjetin social Facebook: “O sa mirë me qenë shqiptar”. Sa krenare ndihesh që je shqiptare?
– Jam shumë krenare që jam shqiptare! Një gjuhë, një komb, një flamur, flamuri më i bukur në botë.
– Nëse do të duhej të zgjidhje mes karrierës dhe familjes, cilën do të zgjidhje?
– Në mënyrë absolute do të kisha zgjedhur familjen. Nuk do të ishte mirë të vihesha përpara zgjedhjeve sepse gjithçka në jetë ka rëndësinë e saj, por nëse do ta kisha të domosdoshme që të zgjidhja mes karrierës dhe familjes, do zgjidhja familjen. Familja është e shenjtë.
– Pas ndarjes nga Rik Foks, me të cilin ke pasur një lidhje të gjatë dashurie, a ka hyrë një dashuri e re në jetën tënde?
– Po, por besoj se është ende herët për të folur për këtë gjë.
– Interpretimi dhe dashuria, janë të lidhura me njëra-tjetrën?
– Gjithçka është e lidhur me dashurinë, gjithçka ka të bëjë me dashurinë. Nëse ti nuk aktron me dashuri, atëherë nuk di të interpretosh mirë, ndërkohë që, nga ana tjetër, nëse interpreton me dashuri, e do rolin dhe je brenda tij, atëherë realizimi del aty ku do ti.
– Po realizon ndonjë film të ri aktualisht?
– Po, po punoj për realizimin e disa filmave dhe jo vetëm të një filmi. Shumë shpejt do të jenë në kinema.
– Nga të gjithë filmat që ke realizuar e që realisht janë shumë, cili është i preferuari yt?
– “VVrong Turn”. Ky është një film që është realizuar në 2003-shin dhe është ndër filmat që unë e dashuroj.
– Nëse një regjisor shqiptar do të të ftonte të realizonit një film bashkë në Shqipëri, do pranoje?
– Me kënaqësinë më të madhe. Nëse më ftojnë për të realizuar një film në vendin tim, nuk ka arsye pse të mos pranoj. Do të ishte një eksperiencë e bukur.
– Thonë se të jesh e bukur është fat… Je dakord?
– Mundet, por unë nuk jam dakord me të tilla përkufizime. Bukuria është diçka fizike dhe nëse e ke është gjë e mirë, por jo se është element bazë për t’u quajtur me fat.
– Çfarë është bukuria dhe të qenit e bukur për Eliza Dushkun?
– Bukuria dhe të qenit e bukur apo i bukur, thjesht të japin përparësi që të kesh më shumë sukses në atë që bën, por nëse nuk je i talentuar, bukuria mbetet thjesht bukuri.
– Cila është filozofia që ndjek në jetë?
– Filozofia e epikurianëve. Ashtu si edhe Epikuri, nga e ka marrë emrin kjo filozofi, e gjej vlerën më të lartë të kënaqësisë dhe të lumturinë në gjendjen e qetësisë dhe shmangies së dhimbjes së shpirtit.
– Harxhon shumë apo di të jesh kursimtare?
– Oh jo, unë jam goxha kursimtare dhe mendoj se kjo është gjë e mirë.
– Realisht, a është e rëndësishme paraja?
– Paraja nuk është e rëndësishme, shëndeti është i rëndësishëm. Është shëndeti ai element për të cilin duhet të kujdesemi shumë.
– Me mediat, si i ke marrëdhëniet?
– Kam marrëdhënie shumë të mira dhe u përgjigjem sa herë që ata më kërkojnë. Jam shumë e afërt me median, por mundohem të jem e afërt edhe me publikun tim. Uroj t’ia kem arritur sadopak. (Buzëqesh)
– Para disa kohësh, bëri bujë refuzimi yt ndaj një gazetari nga Mali i Zi, për një intervistë. Meqë të kemi këtu dhe mund ta marrim përgjigjen drejtpërdrejt nga ti, çfarë ndodhi realisht?
– Unë nuk i refuzoj kurrë gazetarët, madje jam shumë e afërt me ta, sidomos me shqiptarët, por doja t’u jepja një shans studentëve brilantë shqiptarë nëpër botë që të tregojnë atë që dinë të bëjnë dhe të flasin për punën e tyre, kjo ishte e gjitha.
– Për çfarë duhet fama?
– Fama nuk është shumë e rëndësishme për mua, është e rëndësishme të arrij atje ku dua unë dhe të realizoj ëndrrat e mia.
– Di që ke tatuazhe. Sa të tillë ke dhe a kanë ndonjë kuptim të veçantë?
– Po kam tre të tillë, flamurin shqiptar, kryqin dhe fjalën “grace”, në kujtim të gjyshes.
– Kur do të të kemi përsëri në Shqipëri?
– Shpresoj shumë shpejt, sapo të jem pak e lirë. E dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Kam bërë edhe takime me shqiptarët që jetojnë në Amerikë, për të qenë sa më afër tyre.
– A lamë diçka pa thënë në këtë intervistë?
– Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe më të dashura për shqiptarët kudo që janë. Ty dhe stafit të gazetës tënde ju uroj shëndet dhe lumturi në jetë. Me shumë dashuri, Eliza Dushku!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë dokumentesh më duhen për pension?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement