Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sabina Dana: Rikthim me një synim!

 

Ajo ka qenë larg muzikës dhe publikut të saj për dy vjet, sepse u bë nënë e një vajze të vogël. Prej pak ditësh, Sabina Dana është rikthyer me një këngë që ka gjetur pritjen e duhur mes  publikut shqiptar dhe kjo është parë edhe tek shikimet në kanalin youtube, ku vetëm në katër ditë ka arritur shifrën 200 mijë klikime. Në këtë intervistë kemi folur për këtë por edhe për shumë gjëra të tjera rreth rikthimit dhe jetës së saj, tashmë familjare prej dy vjetësh.

 Fabjola Kuburi:- Sabina, pate një largim nga muzika për një arsye të fortë dhe të bukur njëkohësisht, je bërë nënë e një vajze të vogël, ndërkohë që sapo ke sjellë “Mos bo zo”. Si ndihesh tani që je rikthyer?

Advertisement

Sabina Dana(Cane):- Po, është e vërtetë që unë i jam larguar muzikës sepse jam bërë nënë e bukuroshes Dahlin. Për mua ka ndryshuar gjithçka në sensin e mirë, sepse kam krijuar një familje të bukur dhe të dashur dhe realisht që duhet t’u përkushtohesha vetëm atyre. Në momentin që e ndjeva se ishte koha e duhur ti rikthehesha muzikës e bëra. Të them të vërtetën ka disa muaj që po merrem me këtë projket, me titull “Mos bo zo”, një produksion i Mariglen  Bojës dhe klip të Max Production. Veshjet janë një mrekulli nga “Boutique J’adore”, grim nga Dhurata, ndërsa fotot Fjoralba Maliqi. Të gjithë bashkë kemi bërë diçka të bukur si “Mos bo zo”. Uroj t’ju këtë pëlqyer.

– Është pozitive apo negative shkëputja?

– Gjithmonë shkëputja nuk është e mirë për një artist, ndoshta në raste të veçanta ndodh që shkëputen për një periudhë por kjo ka të bëjë me menaxhimin e artistit, ndërsa rasti im ishte një shkëputje për arsye të rëndësishme në jetën time, siç është familja.

– A u prit mirë “Mos bo zo” edhe pse ka pak ditë që është publikuar?

– Sot që po flasim është e premte dhe është dita e katërt që është publikuar dhe ka marrë rreth 200 mijë shikime në kanalin youtube, kam gjetur një pritje shumë  të ngrohtë nga fansat dhe ndjekësit e mi por jo nga kolegët.

– Meqë dole këtu, kam parë disa postime të tuat ku ti shpreh një lloj mërzie kundrejt kolegëve të tu, pse saktësisht?

–  Është e vërtetë që  jam ndjerë pak e pa mbështëtur nga kolegët sepse askush nuk denjoi të më bëjë qoftë edhe një koment kritik jo më pozitv, ndërkohë që unë I kam mbështetur gjithmonë me aq sa kam mundur, me shpërndarje me komente. Gjithsesi, unë kam me vete publikun tek i cili besoj pa kushte. Faleminderit publik i dashur, Do jem gjithmonë me ju dhe për ju.

– Duket sikur gjithë sa të rrethon tani, është një ëndërr e bukur. Ke qenë dhe je një vajzë e dhënë pas ëndërrimeve?

– Gjithkush ka në jetë ëndrra dhe ëndrrat janë vërtet të bukura sidomos kur i realizon. Një nga ëndrrat kryesore ka qenë që unë të kisha një familje, gjë që Zoti ma dhuroi dhe ëndrra tjetër është rruga e artit që po vazhdoj dhe tani ta ndjek.

– Rrugëtimi yt në këngë, ka qenë gjithmonë një vijë e drejtë apo të është dashur të ngjitësh edhe të përpjeta, me kthesa dhe vështirësi?

– Çdo rrugë në jetë ka vështirësitë e veta dhe shumë të përpjeta, por në jetë s’duhet të dorëzohesh kurrë dhe të heqësh dorë nga ëndrrat dhe qëllimi yt. Nëse s’do dorëzohesh kurrë atëherë besoj që gjithkujt i vjen dhe shpërblimi.

– Cili është PR (prezantimi) më i mirë që mund ti bësh vetes nëse do të të duhej me patjetër ta bëje?

– Jam Sabina Dana Cane,jam nënë, këngëtare dhe jam  shumë e lumtur.

– Sa e sigurt ndihesh në vetvete? Çfarë të bën të ndihesh e tillë?

– Jam shumë e sigurt në vetvete edhe nuk bëj diçka që e di që nuk e arrij dot t’a bëj. Unë kam arritur gjithçka që  kam dashur në jetë, pa e lënduar askënd dhe pa i bërë dëm askujt.

– I trembesh zhgënjimeve?

– Gjithkush do siguri në jetë, unë  atë e dua çdo ditë e më shumë dhe luftoj që jeta ime dhe gjërat përreth meje, që varen nga unë të jenë të sigurta, prandaj nuk i trembem zhgënjimeve se e kam parasysh gjithë kohës se çfarë mund të servirë jeta. Njeriu duhet t’i paraprijë  gjërave për të mos ardhur deri te zhgënjimi, nuk i trembem zhgënjimit por e kam parasysh që mund të ndodhë!

– Si do t’i rendisje gjërat e tua më të rëndësishme në jetë?

– Familja, karriera dhe gjithçka tjetër.

– Si do të ishte Sabina djalë?

– Ah, nuk e di, nuk e kam imagjinuar ndonjëherë, madje askush nuk ma ka bërë këtë pyetje!(qesh)

– Motivi i jetës tënde, cili është?

– Dahlin bukuroshe, është kthyer në motiv të jetës,

– Cilat kanë qenë emocionet më të forta që ke provuar ndonjëherë?

– Kur kam kuptuar se do bëhem nënë!

– Gjëja më relaksuese sipas teje është…?

– Të kujdesem dhe të luaj me Dahlin, ajo është qetësia ime.

–  Me kë e ke bërë foton e fundit?

– Me Dahlin dhe Enean.

– Si është një dashuri si e juaja?

– Dashuria jonë mund të them që është e plotësuar në çdo aspekt, aq më shumë tashmë që Zoti na ka bekuar me ardhjen në jetë të Dahlin por pa dashur ta anashkaloj, ne kemi një marrëdhënie shumë të fortë me njëri-tjetrin dhe nuk di çfarë të veçoj, por dua të them që jemi shumë të lumtur bashkë.

– Përjetimi më i bukur në këtë lidhje?

– Janë shumë përjetime në lidhjen time, mund të veçoj puthjen e parë, propozimin për martesë dhe për ta mbyllur me princeshën tonë Dahlin….!

Kete interviste mund ta lexoni te plote nese blini online gazeten Intervista vetem per 4 euro ne muaj!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

”Do t’i kallim fitilat” rikthehet përsëri në hit

Next Post

Vila Notre Dame, best place!

Advertisement