Përshëndetjë! Jam një zonjë rreth moshës 60 vjeçare dhe kam një problem tek këmbët sepse më rrinë pjesët e sipërme shumë të ftohta edhe të mpira.

Nuk po arrij të kuptoj arsyen se përse ndodh kjo gjë. Këtë të mpirën e ndjej edhe pas kokës. Kam bërë të gjitha analizat dhe çdo gjë rezulton në rregull. Çfarë më këshilloni për këtë gjë??

Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Përshëndetje zonjë e nderuar,e lexova me vëmendje pyetjen tuaj dhe do të doja t’ju shpjegoja se shqetësimet që ju referoni në këmbë, mund të lidhen me një dëmtim të nervave, të quajtur neuropati periferike. Dhimbja e kokës në pjesën e pasme nuk ka lidhje me shqetësimet e tjera. Ajo mund të lidhet me tensionimin e sistemit nervor ose spondilartrozën cervikale (ndryshimet kronike ne rruazat e qafes nga mosha). Për këtë arsye do të doja t’ju rekomandoja të kryeni një elektroneurografi (ENG) per te examinuar nervat në anësitë e poshtme.  Ekzaminime të tjera të nevojshme do të ishin: niveli i vitaminës D në gjak, niveli i vitaminës B12 për mungesë të mundshme. Nëse të gjitha këto teste rezultojnë normale, një diagnozë që duhet të merret në konsideratë është fibromialgjia. Gjithsesi për një diagnozë më të saktë, do t’ju rekomandoja një konsultë me mjekun neuropsikiatër, për një ekzaminim të kujdesshëm fizik. Mbetem ne dispozicionin tuaj për pyetje të mëtejshme. Ju mirëpres në kliniken time nëse deshironi! Gjithë të mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *