Artiol Sulejmanasi është këngëtar që kryesisht lëvron muzikën popullore të jugut. Me origjinë nga Skrapari por jeton në Korçën e bukur dhe të dashur.

Merret me muzikë që kur ishte 13 vjeç dhe ka studiuar për Fizarmonikë dhe njeh shumë mirë instrumentin e organos.  Kënga e tij e parë të cilën e ka shoqëruar edhe me klip është “Djalë Skrapari” e më pas vijuan edhe shumë këngë e klipe të tjera.

Këngët më të fundit dhe më të rejat që Artioli ka publikuar janë “Seç ulet një zogë” dhe vetëm prej disa ditësh këngën “Sy larushja”. Lexoni intervistën që kemi realizuar me të dhe njihni më shumë pasionin që ka për muzikën dhe përkushtimin e tij ndaj saj..!

-Koncertet live janë të vetmet që mbushin jetën tënde artistike apo ka shumë për të treguar për  Artiol Sulejmanasin…?

– Unë kam shumë vite që merrem me muzikë, kam nisur që kur isha 13 vjeç dhe iu përkushtova muzikës me mish me shpirt. Më pëlqen shumë edhe organo dhe e mësova edhe atë, shkoja në dasma dhe gëzime familjare deri sa arrita që të realizoj këngët e para, me pas klipet dhe ja ku jam tani, duke iu përkushtuar më shumë koncerteve dhe mbrëmjeve. Janë pjesa më e bukur e jetës sime artistike, janë frymëmarrje për mua, janë aq të bukura dhe unë i kam tashmë pjesë të pandashme të jetës sime.

– …dhe i përshkrove aq bukur!

Sepse ashtu e ndiej t’i përshkruaj, ashtu siç janë në të vërtetë.

– Çfarë mundohesh të sjellësh me performancat e tua? Më trego pak për këngën e re që sapo ke realizuar…

Është një këngë të cilën unë e kam kënduar shpesh nëpër dasma e gëzime familjare dhe ma pëlqenin kaq shumë sa më thonin që ta publikoja edhe në youtube, shoqëruar edhe me një klip sepse është vërtet një këngë dasme shumë e bukur. “Seç ulet një zogë” e ka titullin dhe uroj që të pëlqehet nga publiku  aq sa u pëlqye kur u dëgjua live nëpër koncerte, mbrëmje apo dasma.

– Si i përgjigjesh dashamirësisë së publikut shqiptar ndaj muzikës tënde?

– Ndoshta edhe ky është çelësi i suksesit im; jam shumë i dashur me publikun tim. I dua dhe i respektoj të gjithë ata që e vlerësojnë dhe e duan punën time.

– Kujt i je më tepër mirënjohës për atë çka ke arritur deri tani?

Zotit që më ka dhuruar zërin, vullnetin për t’u marrë me atë që dua më shumë dhe si çdo njeri, familjen time.

– Të pëlqen të performosh live më shumë në Shqipëri apo jashtë saj, sepse di që ke shumë ftesa edhe jashtë?

– Kudo ku këndohet dhe dashurohet kënga shqipe, nuk mund të bëj një dallim sepse këngën e duan kudo ku ka shqipfolës, jashtë kanë një mall për muzikën shqiptare që më bën të këndoj me shumë dashuri.

– Çfarë të ofron tregu muzikor shqiptar?

– Unë nuk jam paragjykues për asnjë rrymë muzikore, secila ka vendin e vet për aq kohë sa publiku i do. Unë përqafoj çdo preferencë të publikut dhe nuk kam pse gjykoj njërën apo tjetrën rrymë.

– Nëse unë them: muzika sot… Ti, si do ta vazhdoje fjalinë?

– Muzika sot e përgjithmonë mbetet gjëja më e bukur për njeriun. Unë nuk e konceptoj jetën pa muzikë.

– Kam dëgjuar që këngëtarët e dasmave janë ata që marrin fitimet më të mëdha sot. Ti, ç’mendim ke?

-Unë së pari i vlerësoj fansat dhe dashamirësit e mi sepse ata m’i besojnë mua ditët e tyre me te vecanta dhe kjo  po ta mendosh ka një vlerë edhe më të çmuar. Ndërsa çmimi varet sepse kemi të bëjmë me miq me shok nuk kemi çmime të prera.

– Cilat janë projektet e fundit me të cilat po merresh aktualisht?

– Përveç klipit që sapo kam realizuar, deri në fillim të marsit besoj do jetë gati edhe një tjetër këngë dasme, kam edhe disa plane të tjera, por më mirë t’ia lëmë kohës të flasë dhe momentit të duhur.

– Çfarë do na thuash pa të pyetur, në fund të kësaj interviste?

– Që ju falënderoj për këtë intervistë, është e para për mua dhe shpresoj të vazhdoj edhe më tej. Suksese ju dhe të gjithëve atyre që punojnë për të arritur synimet që kanë, në çdo fushë.

Artiolin mund t’a gjeni në facebook në faqen e tij:

https://www.facebook.com/artiolsulejmanasi/

Në instagram në:

https://www.instagram.com/artiolsulejmanasi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *