Shef Miri, kam një pyetje për një gatim që e kam ngrënë vetëm një herë dhe më ka pëlqyer shumë. Ishte një kërpudhë e mbushur Brenda me pana më duket por më shijoi shumë.Si gatuhet kjo pjatë? Amalia.
Përgjigjet Shef Miri i Restorant Il Tipico, 0689049531:- E dashur Amalia, është e vërtetë që kërpudhat e mbushura janë një gatim shumë i veçantë dhe i shijshëm e me të drejtë ty të kanë pëlqyer shumë. Për të realizuar këtë pjatë na nevojiten këto përbërës:
Kërpudhë champignon 4 kokrra
Karkalecë 4 copë
Pana kuzhine 250 gr
Djath grana 50 gr
Djath gorgonxola 50 gr
Djath mocarela 50 gr
Kripë
Përgatitja
Në fillim pastrojmë kërpudhën nga lëkura dhe nga bishti. Pastaj pastrojmë karkalecat dhe i vendosim mbi kërpudhe e pastaj në furrë për rreth 12 minuta në temperaturë 280 gradë. Në një tigan hedhim panën. Thërrmojmë djathrat dhe në flakë të ulët fillojmë dhe i trazojmë derisa të shkrihen dhe formojnë një salcë kremoze….!
Kete shkrim mund ta gjeni te plote, nese e blini online gazeten Intervista per 4 euro ne muaj!