1. Vrapi është një makth i vërtetë
Nëse ju duhet të vraponi për të kapur autobusin, të mos vonoheni në punë, ose thjesht për fizkulturë, duhet ta mendoni mirë, sepse edhe gjoksi juaj do të tundet e shkundet për qejf të vet. Kështu, ndërkohë që ju e shtoni shpejtësinë, ai do të veprojë sikur ju jeni duke bërë vazhdimisht… zhytje nënujore.

2. “Ke sy të bukur!”
Me siguri që e keni dëgjuar të paktën një herë këtë frazë nga një djalë. Vetëm se, në momentin kur ai bën këtë kompliment “të pafajshëm”, nuk është duke parë sytë tuaj, por gjoksin! Megjithëse është mikluese të tërheqësh vëmendjen e seksit të kundërt pa bërë pothuajse fare përpjekje, disa herë kjo është e lodhshme, sidomos kur bashkëbiseduesi i bie gjithmonë një gozhde…

3. Probleme gjatë periodave
Periodat shoqërohen edhe me enjtje dhe dhimbje të gjoksit. Të gjitha gratë kanë probleme në ditët e vështira të ciklit, por për gratë me gjoks të madh, problemi është edhe më i madh. Enjtja është baraz me një numër më të madh sutjenash dhe ju mendoni: “Edhe më akoma?”. Sigurisht, dhimbja që shkaktohet nga cikli shtohet nga presioni i ushtruar në sutjenat e ngushta.

4. Sutjena pa rripa? Ç’janë këto?
Fustanet e bluzat në formë busti janë të ndaluara për gratë me gjoks të madh. Edhe po të keni provuar sutjena me mbajtje të mirë, gjithmonë gjoksi arrin… të shpëtojë prej tyre dhe ju mbeteni duke e tërhequr gjithmonë bluzën lart, për të qenë më e sigurt. Tashmë e keni të qartë; rëndesa nuk është në anën tuaj.

5. Problem për të gjetur sutjenat e duhura
Kur vini re se sutjenat e vetme që mbanit prej shumë kohësh kanë nevojë të ndërrohen, ju fillon paniku… Shkoni të blini sutjena dhe filloni të provoni njërën palë pas tjetrës. Kur më në fund gjeni kupën e duhur, nuk ju përshtatet perimetri; ose është më i vogël, ose më i madh se ç’duhet. Derisa të gjeni sutjenat e duhura, do të keni provuar gjysmën e dyqanit. Përsa u përket sutjenave atletike, as që bëhet fjalë!

6. Fizkultura është një sfidë
Çfarëdolloj ushtrimesh të bëni, ka gjasa që ato të bëhen (pa dashje) sfiduese për ju. Pavarësia e gjoksit, bashkuar me lëvizjet që kërkohen për disa ushtrime, mund të tërheqë vështrimet e të tjerëve, edhe kur ju nuk e kuptoni. Gjoksi që ulet e ngrihet dhe mundësia se mund të “rrëshqasë” nga sutjenat, mjafton që t’ju mërzisë.

7. Sutjenat e shtrënguara dhe bluzat e ngushta: Kombinim i rrezikshëm
Bluzat e ngushta janë problem për shumë gra me gjoks të madh. Edhe ato që e kanë provuar, janë penduar më pas. Stutjenat e shtrënguara, apo të vogla, së bashku me një bluzë të ngushtë, e bëjnë gjoksin të ngrihet përpjetë. Në këto raste, duket sikur keni bërë operacion plastik në gjoks, ndërkohë që juve ju merret fryma. Pa folur këtu për rastet kur pjesë të gjoksit dalin sipër, apo anash sutjenave! Mos e përsërisni më!

8. Çanta tip “postieri” dhe rripi i sigurisë në makinë, janë armiqtë tuaj
Sado të dëshironi të ndiqni modën dhe të blini një çantë me rrip si të postierit, nuk mundeni, sepse hapësira e ngushtë, ose joekzistuese mes gjinjve tuaj, nuk e lejon këtë. E njëjta gjë ndodh edhe me rripin e sigurisë në makinës, të cilin nuk dini ku ta vini…

9. Ju dhemb shpina?
Ose akoma më keq: “Ke menduar të bësh një operacion për zvogëlimin e gjoksit?”. Këto janë disa nga pyetjet që mund të keni dëgjuar nga shoqet, ose të njohurit që nuk rrinë dot pa folur. Megjithëse gjoksi juaj ju bezdis mjaft herë, thellë-thellë ju e doni atë! Përkundrazi, atyre që ju bëjnë këtë pyetje, ju vjen t’i bëni pyetjen e kundërt: “Po ty, të ka ka vajtur ndonjëherë në mendje ta zmadhosh tëndin?”…

10. Çfarë fshihet aty brenda?
Thërrimet dhe qimet që bien nga flokët, duket se gjejnë strehim te gjoksi. Atëherë, ju nevojitet t’i pastroni që të mos ju kruhet, apo të mos bezdiseni prej tyre. Gjithashtu, edhe pikat e gjellës, të cilat e njollosin bluzën pikërisht te gjoksi…

11. Rëndesa bën punën e vet
Për fat të keq, gjoksi i madh, me kalimin e kohës, ka tendencë të bjerë më shumë se gjoksi i vogël. Është një ligj i natyrës; sa më e madhe pesha, aq më shumë vepron rëndesa. Jo më kot ka plot gra që kur arrijnë njëfarë moshe, detyrohen të bëjnë operacion plastik për reduktimin e gjoksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *