Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Erion Isai: Jam me këmbë në tokë

erion-isai-2 erion-isai-1Erion Isai, është nga ata personazhe që kur bisedon me të, qoftë për profesionin e tij qoftë edhe për tema apo situata të tjera të përditshmërisë, ai nuk mund të mos i japë nota humori bisedës. E kemi këtë javë, si personazhin e javës në rubrikën “Humor” duket se kemi zgjedhur njeriun e duhur. Ai është bërë baba, prej pak kohësh, me një vajzë të vogël me një emër sat ë veçantë po aq edhe kuptimplotë, Ajër, për të cilën Erioni flet me fjalët më të bukura të mundshme!

 Fabjola Kuburi:- Përshëndetje, Erion, ja ku ritakuam përsëri, çfare ka ndryshuar nga hera e fundit qe ke qene protagonist ne gazeten tone?

Erion Isai :- Përshëndetje ! Shumë gjëra kanë ndryshuar, në aspektin profesional Portokalli-a rritet dhe më shumë në audiencë e cilësi. Në aspektin personal e familjar jam shtuar, gëzuar, lumturuar, më shumë i dashuruar, e shumë e shumë të tjera. (Buzëqesh)

Advertisement

– Çfarë ka ndryshe ky sezon i ri i Portokalli?

– Çdo sezon i Portokallisë ka gjëra ndryshe, ne materialet e mia, une dhe Besi vijme me nje bashkepunim komplet te ri, nën lëkurën e personazheve femra Jetushi dhe Pitushi, dy vajza qe trend kanë rrjetet sociale, dhe çdo gje mendojmë të zgjidhin nëpërmjet tyre. Ndërsa Portokallia ka sjellë në tërësine e vet personazhet e rivendosura, nëpërmjet humorit po sjell pozita të reja të humorit duke goditur politikën dhe fenomenet sociale.

– Duke qenë  se bashke kemi kontaktuar shume herë dhe kam vënë re se gjithmonë je i zënë me prova , a mund të na e tregosh si e kalon ti nje ditë te zakonshme?

– Pooo, shumë angazhim dhe sapo mbaron angazhimi i kësaj jave, fillon java tjetër e Portokallisë. Dita fillon me Portokalli, nga e hëna deri të shtunë. Ndërsa pasditet janë tërësisht për familjen. Kam nevojë për të, per të qënë rezultativ.

– U bë kohë qe je bërë pjesë e trupës së”Portokalli”, si ndihesh?

– Shkëlqyer, prej 6 vjetësh në Portokalli, më duket se kam vetëm 6 ditë. Vrull, punë, përkushtim. Uroj që Portokallisë ti kem dhënë gjysëm e asaj që Portokallia më ka dhënë mua.

– Sapo je bërë  baba i një  vajze të vogël me emrin Ajër…urime dhe na thuaj pse ky emër? Çfarë  ka ndryshuar pas ardhjes së Ajër?

– Ajër është kuptimi i Ajrit, ajer është Ajër për ne. E gjithashtu është bshkimi i emrit tim dhe Ajlin! Nuk di ta përkshruaj si ndihem, i mbushur, i plotësuar. E falënderoj Zotin për familjen time. Ndjej shumë bëkim!

– A jeni ju, aktorët e Portokalli, po aq me humor edhe gjatë kohës kur nuk po bëni spektakël?

– Nuk ka dhe aq humor përkushtimi për të prodhuar humor. Është sfidë e përditshme, eshtë kërkim, hulumtim, debat, kërkesë llogarie, profesionalizëm. Por për ne, mjafton që prodhojmë humor për publikun.

– Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?

– “A më kupton” sigurisht që kuptoj.(Qesh)

– Nëse do të kishe nje ftesë  për të interpretuar jashtë Shqiperisë, do e lije Portokalli-ë?

– Sigurisht, kushdo do e pranonte. Por nuk e pres një ofertë të tillë, jam me këmbe në tokë, e di që nuk ndodh! J

– Cili ka qenë ai moment qe ti i ke thene vetes, “këtu e teprove”??

– Uuuu.. çdo ditë, duke qenë natyrë e nxituar e teproj shpesh, por pa dashje kuptohet!

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tavë peshku me perime

Next Post

Ja si shkruan këngëtarja Elda Berisha, për babain e saj!

Advertisement