Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Histori nga jeta/ Nxorra gjyshen jashtë për të shpëtuar njerkën

 

histori-nga-jeta-e1455713354114E nderuar redaksi! Të nderuar lexues. E di që do më paragjykoni e ndofta nuk do më besoni, por e gjitha çka do ju tregoj është e vërtetë. Zanafilla e urrejtjes time është e hershme, para se unë të lindja…

Mamaja ime është lindur e rritur në një fshat në veri të Shqipërisë në një shtëpi të madhe më shumë vëllezër. Njëri nga dajat e mi u martua me një vajzë nga Shqipëria e mesme, të cilën e njohu në shkollë. Ajo ishte vajzë shumë e mirë dhe kishte familje të rregullt.

Advertisement

Pasi nusja erdhi në shtëpinë e dajave të mi, asaj i kishte pëlqyer mamaja ime dhe kishte vendosur të hynte shkuesi për djalin e tezes së saj. Gjyshi me gjyshen nuk u menduan shumë kur nusja e djalit u tha për shkuesinë që kishte menduar. Ata e kishin me shumë sy të mirë atë. Pastaj ata mendoni se i njihnin pak a shumë si rreth miqësie. Dhe kështu shkuesia u bë, dhe mamaja ime u fejua me babin tim… Tre muaj pas fejese, sapo erdhi vera prindërit e mi u martuan.

Babai im kishte filluar punë në qytet qysh kur ishte i fejuar e rrinte me shpresën se pasi të martohej do merrte gruan e do jetonin në Durrës. Po, sapo u martuan filloi sherri me gjyshen time. Dua të theksoj se gjyshi nga babai është një burrë i urtë e i mençëm si pleqtë e motit. Mund t’i kërkosh mendim edhe sot që ai është tetëdhjetë e pesë vjeç dhe mendimi i tij zë vend. Por gjyshja është e kundërta, mos ta sjelltë Zoti në fshat një njeri të tillë e jo më ta kesh në shtëpi thonë nga anët tona.

-Nusen e dua në shtëpi, ne s’e morëm që ta shohë Durrësi, – i thoshte ajo babait.

-Po unë nusen e kam marrë për vete, moj nëna ime, e jo për fshatin, apo për Durrësin, po, nejse, deri sa t’i gjej një punë, le të rrijë këtu me ju, – kishte gjetur zgjidhjen më lehtë babi im.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Trim Jetullahu: Kam sukses me vajzat por jam "single"

Next Post

Sukseset e ministrave sipas Qeverisë

Advertisement