E ftuar në emisionin “Thumb” aktorja Olta Gixhari është shprehur se e urren barazinë gjinore dhe se kjo gjë po prish familjen tradicionale shqiptare. Lidhur me këtë dekleratë ka reaguar edhe pedagogia dhe anëtarja e shoqërisë civile Znj. Armira Lazaj. Më poshtë keni të plotë reagimin e pedagoges!

“Aktorja e talentuar @oltagixhari ” paska folur hapur se urren barazine gjinore, se pari duke pretenduar se nuk ekziston nje gje e tille. 
UNE I KTHEJ PERGJIGJE:
Nese nuk ekziston barazia gjinore e kemi per detyre, ti, une dhe gjithe grate e kesaj bote te luftojme per ta arritur ate
Se dyti, thua se meshkujt sjellin leket ne shtepi, prandaj jane mbi grate. 
Une te them , puno moj vajze nese nuk te mjaftojne leket, ti dhe te gjitha grate. 
Duhet te luftojme qe tu jepet mundesia qe edhe ne pune te jene te barabarta me meshkujt
Se treti, meqe thua se kerkon te ndihesh femer ne nje marredhenie, femer te bene te ndihesh pikerisht barazia gjinore, e kunderta te bene te ndihesh skllave
Dhe se fundi thua se nga barazia gjinore shkaterrohet familja, perkundrazi ajo e forcon dhe e bene te shendetshme familjen
Me respekt nje grua qe lufton per barazine gjinore
@armiralazaj”: ka mbyllur reagimin e saj Znj. Armira Lazaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *