Ai është një artist me një zë shumë të bukur, por kur i referohemi baladave atij vërtetë i shkojnë shumë. Po flasim për këngëtarin Erkan Musliu, apo artistin e hitit “Tkam hak”, e tash mësojmë se sërish do të vijë me një super baladë. Kënga mban titullin “ Zemër e huaj” dhe ka si autorë njerëz të hiteve, si: muzika vjen nga Alban Furtuna dhe teksti nga Armand Trebicka, ndërsa do të vijë me një klip të bukur të punuar nga produksioni XL Films (Enon Turtulla). E duke ditur se është baladë dhe tema do të jetë mjaft e rrallë, e duke ditur se do të këndohet nga Erkani, padiskutim se do të jetë një super hit dhe adhuruesit e tij mezi po e presin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *