Kryeministria ka publikuar këtë javë në faqen e saj zyrtare të dhënat për realizimet e projekteve të ministrive të ndryshme. Siç kanë arritur të mësojnë korrespondentët tanë, këtë raport si fillim e ka ka përgatitur Endri Fuga dhe më pas ja ka dërguar shefit të vet, Edi Ramës i cili ndodhet me pushime në Dhërmi. Ata në bashkëpunim me Ëikileaks-Intervista, arritën të gjejnë e-mailin e Endrit ku përshkruhet realizimi i projekteve për ministritë një e nga një sipas raportimeve që i kishin bërë ministrat…

 

Endri Fuga i shkruan Edi Ramës

I dashur shef.

Në baze të preferencave të tua unë kam arritur të sistemoj realizimin e projekteve në të gjitha ministritë.

Në vend të parë është Samir Tahiri. Ai i ka relizuar 100 përqind projektet. Veçanërisht ështe dalluar për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me cilësinë e zorrës së ujit të makinës së zjarrfikëses.  Gjithashtu, nga kjo ministri, kemi një realizim të plotë të kujdesit dhe ndëshkimin e atyre grave që pështyjnë në rrugë si burra nga ora 12 e drekës deri në 3 të mbasdites.

 

Ministrit  Beqaj është dalluar në projektin “Mungesa e  furnizimit të vijueshëm të spitaleve me barna e medikamente mjekësore”. Në 100 për qind të spitaleve ky projekt është realizur plotësisht që tani, pa u mbyllur viti 2016. Tani të gjithë mund të vazhdojnë të ankohen sa t’ju pëlcasin tëmthat për mungesën e ilaçeve në spitale…

 

Milena Harito ka bërë namin në ministrinë e vet, shef. Nëpunësit e administratës janë përzgjedhur në bazë të meritave të tyre. Pra, projekti i punësimit është realizuar 100 për qind. Suksese janë arritur sidomos në punësimin e seksit femër, meqë ministrja është edhe vetë femër. Të gjithë të punësuarat gjatë periudhës që ne jemi në pushtet i plotësojnë 10 kriteret e punësimit si më poshtë:

  1. T’ja lëjë shefit. 2. T’ja lëjë shefit. 3.T’ja lëjë shefit 4. T’ja lëjë shefit. 5. T’ja lejë shefit. 6.T’ja lëjë shefit. 7.T’ja lëjë shefit. 8. T’ja lëjë shefit. 9. Shefit i pëlqen pozicioni sipër. 10. Duhet pasur parasysh që duhet t’ja lini shefit.

Jemi të shetësuar shef nëse edhe punësimi i nëpunësve meshkuj është bërë sipas këtyre kritereve. I shkruajta Milenës dhe pres përgjigjen e saj…

Ministrja Harito është dalluar edhe në projektin e matjes se ndërgjegjes së sigurisë kompjuterike të punonjësve të saj. Ajo ka marrë masat e ka blerë termometra për matjen e ndërgjegjes për çdo punonjës. (Termometër do ketë marrë shef se unë nuk di ndonjë mënyrë tjetër se si mund të matet ndergjegja). Nga matjet me termometër ka rezultuar se ndërgjegjeja është rritur qamet dhe projekti është realizuar në masën  69 përqind.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *