Përbërësit për 4 persona:
Për të përgatitur këtë gjellë karakteristike shqiptare, duhen:
1 kg presh
1 qepë të madhe
200 gr mish të grirë
120 ml vaj ulliri
1 lugë gjellë salcë domatesh
1 koncentrat viçi (ose lëng mish viçi)
spec të kuq jodjegës
kripë
piper

Përgatitja:
Pastrojmë si fillim preshin, duke eleminuar gjethet jeshile dhe duke mbajtur vetëm pjesën e bardhë. E lajmë mirë me ujë të rrjedhshem dhe e presim pjerrtas në copa rreth 2 cm. E kaurdisim me pak vaj dhe e hedhim në tavën ku do të përgatisim gjellën. Në vajin e mbetur, kaurdisim qepën e prerë hollë, bashkë me mishin e grirë, shtojmë lëngun e mishit (të përgatitur me koncentrate), salcën e domateve, specin e kuq, e rregullojmë me kripë e piper dhe e lëmë të ziejë të gjithë përbërjen për 15-20 minuta. Ia hedhim sipër preshit që kemi vendosur në tavë dhe e pjekim për rreth 1 orë, në furrë të parangrohur në 190°C. E shërbejmë të nxehtë. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *