Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Dua të shtoj në peshë, por s’kam fuqi

– Përshëndetje instruktor. Shumica duan të mësojnë si të bien në peshë, por mua më ndodh e kundërta, unë dua të marr kilogramë sepse jam shumë e dobët. Jam 27 vjeçe dhe ngjaj si anoreksike. Unë ha shumë pak, përgjithësisht, s’kam oreks, ndaj doja të shtoja në peshë, se më kanë thënë që palestra të ndihmon për këtë. Problemi është se unë nuk kam fuqi për t’u ushtruar. Ju, çfarë më këshilloni?
Mario, instruktor: – E nderuar lexuese, së pari do t’ju këshilloja të konsuloheshit me një mjek të përgjithshëm patolog, ose endokrinolog për të parë nëse humbja e oreksit ka lidhje me ndonjë problem shëndetësor. Ju thoni që ngjani me anoreksiket dhe kjo është pak e frikshme nëse është e vërtetë. Shpesh, problemet e tiroides shkaktojnë humbje të oreksit, ndaj ju sugjerova një endokrinolog. Nëse përjashtohen mundësitë e ndonjë problemi të brendshëm shëndetësor, atëherë mund t’i drejtoheni palestrës. Sido që të jetë përgjigjja e doktorit, regjistrimi në një palestër vetëm të mira ju sjell si në shëndet, ashtu edhe në fizik, ndaj ky është një hap që duhet ta hidhni patjetër.
– Në palestrën ku do regjistroheni, konsultohuni direkt me një instruktor që t’ju ketë nën mbikëqyrje dhe kërkojini një program për të shtuar në peshë, si edhe ushtrime për të rifituar energji, pra, forcë fizike. Ju në palestër do të fokusoheni përgjithësisht tek ushtrimet e forcës, pra, ushtrime me vegla. Do bëni shumë pak kardio dhe kjo e shoqëuar me ecje të ngadaltë. Si fillim, bëni streçing i cili është i domosdoshëm si përpara stërvitjes, ashtu edhe në fund të saj. Më pas bëni kardio me njërën nga këto vegla: pistë, biçikletë ose step, vetëm 12 minuta, jo më shumë, sepse nuk keni nevojë. Kjo do t’ju shërbejë si nxemje dhe për të rifituar një energji për të përballuar ushtrimet që do të vijnë më pas. Më pas merruni me ushtrimet e forcës për këmbët, krahët, kraharorin, shpinën dhe vithet. Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë që t’ju hapet oreksi, sepse trupi juaj do të kërkojë menjëherë ushqim. Sapo të dilni nga palestra, hani një banane ose pini një çokollatë të ngrohtë (ose jo), të zezë ose të bardhë. Më pas shkoni në shtëpi dhe ushqehuni qoftë edhe me ushqime që kanë pak kalori. Përqendrohuni tek ushqimet që kanë më shumë proteina, siç është veza, mishi i pulës, ose mish viçi dhe të gjitha perimet me radhë. Mund të hani brumëra pa kufizim, por gjithmonë duhet të hani çdo 2 orë e gjysëm, 5 vakte në ditë. Nuk duhet ta tejkaloni në të ngrënë, në mënyrë që të mos keni probleme me stomakun. Pak nga pak, do t’ju hapet oreksi. Mirë do ishte të shtoni peshë në mënyrë të shëndetshme, të mos merrni shumë yndyrna, por aq sa duhet dhe të shtoni peshë gradualisht. Mos ia kurseni vetes herë pas here ndonjë ëmbëlsirë, mundësisht, të shoqëruar me fruta. Po të ndiqni këtë regjim, sigurisht që do të shtoni në peshë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Duke ngrënë fiq

Next Post

Mos qëndro në një lidhje të dështuar sepse...

Advertisement