Thashë të vij dhe këtij dimri,
se moti s’dihet si më gjen
T ‘ i fshihem shiut, rrëzē ullirit
e të shoh rosat në liqen

Se mosha vjen e poshtë ben
sa dhe baloja më s’bëzan
Rri dembelosur cep avllisë
Si mua- atij , fuqitë na lanë.

Dua të shoh moshatarë
të pimë një kafe si dikur
Të gjithë ata zbresin në arë
kthehen me hijen përmbi mur

Unë vij nga larg i kollarisur
ata opingat heqin zvarrë
Unë me bastun, ata harlisur
Unë gjer te porta, ata në arë

Thashë të vij dhe këtij dimri
se moti s’dihet si më gjen
Rininë e moshën, emigrimi
Kthehem i vetëm: Unë- imi qen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *