Është një nga stilistet më të kërkuara të momentit sidomos në veri të Shqipërisë, Lorena Malshi tregon në një intervistë për gazetën  tonë se këtë pasion e ka pasur që e vogël e që vazhdon ta kultivojë me shumë fanatizëm akoma.

-Lorena në atelien tënde një shumëllojshmëri ngjyrash dhe modelesh të veshjeve. Duket që gjithçka bëhet me pasion, përtej anën materiale. Sa kohë të duhet të punosh me një veshje?

Nuk mund të them se ka një kohë fikse për të punuar një veshje pasi çdo veshje kërkon kohën e saj në varësi të stilit ose detajeve që mund të ketë lloji i veshjes. Unë kam 20 vite që merem me këtë profesion dhe një staf të kualifikuar. Dhe zakonisht në atelien time çdo veshje realizohet në një kohë shumë të shkurtër.

Momenti më i vështirë në realizimin e një fustani?

Momenti më i vështirë për realizimin e një fustani është gjetja e materialit (copës, aksesoreve) që i përshtaten modelit që do të realizojmë. Pasi na ndodh shpesh që një klient vjen me një ide ose model të caktuar dhe me një material që nuk i përshtatet modelit. Dhe aty fillon vështirësia e realizimit të një fustani.


-Sa eksperimenton me ngjyrat? Ka një kombinim, që do ta quaje si më të çuditshmin?

Nëse ka një kombinim që po bën namin momentalisht, është ai i veshjes së fustaneve apo bluzave në stilin e këmishave të natës, mbi bluza me mëngë të shkurtra, triko ose këmisha. Gjithashtu dhe kombinim fustane siper pantallonave qe me siguri do e shohim në masë këtë vit. Me ngjyrat më pëlqen të luaj sidomos në momentin që një kliente ma lë në dorë por për vete preferoj më shumë ngjyrat neutrale. Kombinimi më i çuditshëm që kam bërë me ngjyrat është e verdha me lejlan që nuk e dija që kombinoheshin aq këndshëm.
-Meqë jemi në këtë pikë. Na trego pak rreth tendencave të sezonit pranverë-verë. Ku janë të fokusuara shijet e vajzave dhe grave?

Sezoni i ri sjellë veçantitë e veta në modë, midis të cilave secila grua do të gjejë shumë ide interesante për krijimin e imazhit të saj unik pavarësisht sezonit të ngrohtë, shumë stilistë u kujtuan grave të bukura për prakticitetin dhe butësinë e veshjeve dhe stileve të thurura të bëra nga pëlhura të leshta. Rroba të tilla janë një version i shkëlqyeshëm i veshjes për periudhën e tranzicionit, jashtë sezonit. Në pranverën e vitit 2020-2021, veshjet në një stil transparent do të jenë shumë të njohura. Stilet e rrobave të tilla mund të jenë shumë të ndryshme duke filluar nga fustanet e shkurter deri tek ato te gjatët. Pambuku gjithashtu  është mbreti i stinës së ngrohtë. Veshjet e pambukut me modele të preferuara mbeten në trend, Në modë do kemi mënget e fryra dhe me një mëngë ose ndryshe me një krahë. Kemi një larmishmëri modelesh si dhe një rikthim të viteve 70.

-Pse duhet të zgjedhin atelien tënde, për realizimin e veshjeve?

Atelia jone ka mbi 20 vite eksperiencë pune dhe besoj që tek ne do gjejnë cilësinë dhe korrektësinë.

-Një ofertë punësimi që do të largonte nga pasioni për të prodhuar veshje?

Nuk besoj se mund të ketë ofertë pune që do më largonte nga ky profesion. Është një pasion që e kam pasur që e vogël dhe vazhdoj dhe sot ta kem dhe ta bëj po me të njejtin pasion.

Veshja e fundit me të cilën po punon? Personazhi më i dashur me të cilin ke punuar apo punon?

Tani për momentin po punojmë për një koleksion që besoj shumë shpejtë do jete gati, unë kam punuar dhe me njerëz të famshem e deri tek më të thjeshtit dhe nuk mund të veçoj një personazh pasi për mua të gjithë klietët janë të dashur dhe i falenderoj që kane zgjedhur Atelien time.

-Ëndrra më e madhe që fle në pavetëdijen tënde?

-Në fakt çdo ëndër e kam realizuar. Ndjehem e kompletuar në çdo anë. Si në punë ashtu dhe në familje. Në punë përveç ATELIES unë drejtoj dhe Euromode School, I cili është filiali i një ndër shkollava më të mira në Itali ndërsa në familje jam mami i 4 yjeve. Kam 3 goca dhe një çun. Ndjehem e bekuar me familjen time, e vetmja ëndër në sirtar është të hap një butik vetëm me veshjet e mia, shpresoj që ta bëj realitet shumë shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *