Është fare e vogël, ama, me shumë potencial për të nesërmen. Ema bukuroshe që ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetet sociale. Ajo është bërë e njohur dhe e dashur për të gjithë për pasionin që ka për fotot, kërcimin, modelingun, televizionin, aktrimin e shumë fusha të tjera artistike. E ëmbël kur pozon, me dëshirën e madhe për të përqafuar suksesin, që mesa duket do të jetë bashkëudhëtarë me të përgjatë jetës. Ju ftojmë ta lexoni këtë intervistë me mamanë e Emës dhe të adhuroni Emën, ashtu sikurse stafi i gazetës tonë. 

Fabjola Kuburi: Matilda përshëndetje! Si fillim duam që për lexuesit tanë të bëni një prezantim duke shpjeguar dhe arsyen e ftesës për këtë intervistë?

Matilda Molla: Përshëndetje, e dashur! Ju falenderoj shumë për ftesën dhe mundësinë që po na jep që të flasim për Emën. Ema është 8 vjeç dhe është në klasën e 2 te shkolla “Tess”. 

Ema ka pasion televizionin, reklamat, aktrimin, ku është më e fokusuar aktualisht?

Që në moshën 3 vjeçare Ema filloi të merrej me kursin e aktrimit dancit dhe muzikës me profesorin dhe producentin e njohur Leonard Bombaj dhe mësuesen Matilda Caushi. Koncerti i fundit që bëri në skenë Ema i dha më shumë besim që të vazhdonte të ecte para. Ajo e mbizotëroi shumë mirë skenën. Ajo këndoj kërceu dhe aktroi në të njëjtën kohë.

Modelingu është një fushe të cilën Ema e ka më shumë qejf. Na trego pak më shumë për këtë pjesë… Sfilatat ku ka marrë pjesë?

Modelingu është pasioni tjetër i Emës të cilën e zbuluam rrugës,dhe këtë pasion na e zbuloi Suela Brahimllari. Në sfilatën e fundit që bëri Ema ishte si një modele e vërtetë dhe kjo fal “Venus model agency”.

Po motra e vogël është në hapat e Emës?

Po të shikosh profilin e Instagramit të Emës, motra e vogël, Ana e imiton më së miri në çdo veprim. Ajo ka edhe nje djalë daje Klein, të cilin e do shumë dhe pozojne edhe bashkë nepër foto por që tani i mungon se Klei është jashtë vendit me familjen.

Një tjetër pasion duket se është dhe fotografia, Ema dhe motra e saj janë gjatë gjithë kohës nën objektivin e aparatit apo disa foto janë edhe spontane?

Fotografia është e pandarë nga ne, që e vogël Ema sa shikonte aparatin fotografik apo telefonin pozicionohej dhe merrte poza, fotografja që i bën fotot Emës Fjoralba Maliqi është aq e duruar me ne edhe pse e lodhim shumë. 

Pse vendosët ta ndani me ndjekësit aktivitetin artistik të Emës? Ema ka një profil mjaft të pasur në Instagram…!

Sepse mendoj se duke u aktivizuar dhe prezantuar me publikun përmes talenteve të saj, do i lehtësohet edhe rruga e rritjes artistike. Në momentin që njerëzit e ndjekin dhe e dinë çfarë është e aftë të bëje në sfilata, interpretime, fotografi etj, kuptojnë dhe sa e talentuar është dhe sigurisht bëhet e pëlqyer.

Çfarë ndjesie është për një nënë të rrisë vajzën e saj me kaq kujdes dhe sigurisht ta kurojë në detaje me veshje, foto, reklama?

Është ndjesia më e bukur në botë të jesh nënë dhe më pas të kujdesesh për krijesat e tua. Kaq besoj mjafton për të përshkruar njëkohësisht edhe ndjesinë e kujdesit në detaje. 

Ku e shikon artistikisht Emën pas disa vitesh?

Në rrugën që meriton të jetë, në atë që pëlqen të bejë më shumë, të aktrojë, sfilojë, modelojë.

Si do e mbyllim këtë intervistë?

Me urimet më të mira për ju, falenderime dhe suksese për fëmijët kudo që janë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *