Të gjithë duam të vishemi bukur, sipas trendeve të fundit dhe sigurisht me cilësi maksimale. Veshjet dhe aksesorët që do gjeni në “Friendshop.uk” përmbushin të gjitha kërkesat tuaja.

-Përshëndetje! Ja ku po takohemi për të folur për punën tuaj në biznesin online. Ju keni një faqe “Friendsshop.uk” ne instagram përmes se cilës sillni tek klienti veshje dhe aksesorë të përzgjedhur. Si po ju shkon puna?

-Duke qenë se jemi një bisnes i ri është ende herët për një përgjigje ekzakte. Deri tani puna po shkon në ritme të mira. Porositë dhe kërkesat shtohen nga dita në ditë.

-Çfarë ka të vecantë në produktet tuaj, si e keni zgjeruar gamën e tyre?

-Produktet janë pjesë e koleksioneve të fundit në UK dhe USA , kjo i bën ato më të veçanta. Janë në sasi të limituara dhe ndryshe nga çfarë kemi parë në Shqipëri.


-Si  biznes i ri cili është prioriteti juaj më i madh?

-Jemi munduar të krijojmë hendekun cilësi-cmim , cilësia që ofrohet tek klienti është më e lartë se çmimi që marrin.

-A ka ndikuar pandemia globale në punën tuaj?

-Nuk mund të them saktësisht sa ka ndikuar duke qene se në jemi një bisnes i ri, por sigurisht mendoj se ka ndikim si tek të gjithë.

-Ku mund t’ju gjejnë për porosi?

-Për momentim ne operojmë online dhe tregojmë foto konkrete të produkteve , por pas disa kohësh do kemi sigurisht një dyqan fizik. 

-Keni diçka për të shtuar në fund?

-Intervista ishte e këndshme , faleminderit për ftesën. E vetmja gjë që do thoja është që produktet tona janë brand dhe askush nuk do të zhgënjehet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *