Pushime në Lihtenshejn
Pronari i hotelit: – Mirë se erdhët në Lihtenshtejn! Çfarë planesh keni për nesër?
Turisti: – Nesër, dua të vizitoj vendin tuaj…
Pronari: – Dakord, e kuptoj. Po pasdite, ç’do bëni?

Si sillen burrat?
Çfarë mendojnë burrat për penisin e tyre të erektuar, ndërsa e shikojnë në pasqyrë dhe përpiqen ta ulin poshtë me të dyja duart?
Në moshën 20 vjeçare: “Je prej çeliku; as me dy duar nuk arrij dot të të ul!”
Në moshën 30 dhe 40 vjeçare: “Hekur ke mbetur… Megjithëse me kalimin e kohës je temperuar, je edhe më i fortë; as me dy duar nuk të përkul dot!”.
Në moshën 60 vjeçare, burri e kap me dorë dhe pa mundim fare, arrin ta ulë poshtë. Atëhere thotë: “Uau, sa i fuqishëm jam bërë!”.

Rrëfimi
Një burrë shkon të rrëfehet te prifti:
– Zoti është treguar shumë mizor me mua. Në fillim më krijoi e pastaj më dha gjithë ato halle: Reumatizmën, rinitin, dhimbjet e veshkjave, të këmbëve, hundë të shtrembër…
Prifti e dëgjon pak dhe pastaj e ndërpret: – Dëgjo, të kuptoj shumë mirë, më beso, ama ka të tjerë që janë edhe më keq se ti…
– Pikërisht! Desh harrova t’ju tregoja për gruan, që e kam të paralizuar…

Te mjeku
– Doktor, doktor… Pse kur them “Abra-kadabra” zhduken të gjithë? Doktor! Doktor! Ku shkuat?

Shtatzania
Vajza kthehet në shtëpi dhe i thotë së ëmës se ka ngelur shtatzënë.
– Kush të la shtatzënë?! – ulëret i ati – kush ishte ai bir k…? Do ta bëj të pendohet që ka lindur!
Të nesërmen, në shtëpi vjen një djalë me kostum e kollare dhe thotë:
– Unë jam…
Babai nuk e lë të mbarojë, por nis ta rrahë, duke i ulëritur: – Mallkuar qofsh ti, maskara! Si munde t’ia bëje një gjë të tillë sime bije? Do të të vras!
I riu: – Jo, më lini të shpjegohem…
– Unë të të lë të shpjegohesh? Do të të vras, po të them! Do të t’i shkul ato që ke mes këmbëve!
– Më lini të shpjegohem, ju lutem… Po qe se lind djalë, do të hedh 2 milion euro në llogarinë e vajzës suaj. Po lindi vajzë, një milion e gjysëm. Nëse aborton…
– Ah, jo, këtë harroje! – bërtet babai i vajzës – Po abortoi, ti do ta lësh prapë shtatzënë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *